E dimë, ylli ynë i pop-it ka shpesh herë romanca, por kësaj here duket se Dua Lipa, një ndër këngëtarët më të njohura të muzikës moderne, ka rënë sërish në dashuri!
Duke shkëmbyer puthje e përqafime në një mbrëmje në New York, Dua ka rrëmbyer jo vetëm vëmendjen e personit në krah, i cili është një komedian mjaft i njohur amerikan Travor Noah, por të të gjithë fansave.
Ata duket se kishin një kimi të madhe ndërsa e mbyllën mbrëmjen me një puthje dhe një përqafim të ëmbël përpara se të ecnin në rrugët e tyre të ndara.
Një dëshmitar okular ka thënë për DailyMail.com: ‘Ata ishin ulur në heshtje larg nga të gjithë të tjerët në restorant. Ishte e qartë se ata ishin të lidhur me njëri-tjetrin dhe u ulën pranë njëri-tjetrit gjatë gjithë darkës. Ata u larguan së bashku dhe ecën, duke u ndalur për përqafime të gjata dhe në puthjen e dytë me përqafime.’
Dua është e njohur për veshjet e saj zbuluese dhe shumëngjyrëshe kur është në skenë, por ajo u shfaq casual-chic ndërsa ishte jashtë me komedianin amerikan.