Dua Lipa do të hapë ceremoninë e çmimeve BRIT 2024, ndërsa Kyle Minogue do të mbyllë festën e cila do të mbahet në arenën O2 të Londrës mbrëmjen e të shtunës, raporton Daily Mail.
Ceremonia do të drejtohet nga Maya Jama, Roman Kemp dhe Clara Amfo por priten të kenë të ftuar edhe një sërë prezantuesish të tjerë.
Përveç Duas, në skenë do të ngjiten edhe yje të tjerë si Ellie Goulding dhe Calvin Harris, Raye dhe Becky Hill me Chase & Status gjithashtu në skenë.
Dua ylli i hiteve ndërkombëtare me origjinë shqiptare përveçse do të perfomojë në skenë është e nominuar për këngën e vitit dhe për artisten e vitit.
Ndërsa Kylie pritet të nderohet me çmimin Global Icon. Ajo ka shitur mbi 80 milionë disqe në mbarë botën dhe fitoi më parë tre çmime Brit, duke marrë nominimin e parë në 1989.