Dua Lipa me 10 gusht koncert në
Shqipëri: Shihemi së shpejti Tiranë

Dua Lipa me 10 gusht koncert në<br />Shqipëri: Shihemi së shpejti Tiranë
Më herët është njoftuar se me datë 9 Gusht Dua Lipa do të jetë në Prishtinë në koncertin e saj të parë në atdhe, ndërkohë që këngëtarja sot ka bërë të ditur që me 10 gusht do të jetë në Tiranë. Lipa ka shkruar: ‘’Jam shumë e emocionuar të njoftoj se pas koncertit në Prishtinë do të jem në Tiranë me 10 gusht. Jam gati dhe shpresoj që edhe ju. Shihemi së shpejti Tiranë’’.

dua lipa
 
Gjithashtu kryebashkiaku Erion Veliaj ka njoftuar koncertin e këngëtares. Veliaj shkruan se është bukur që viti i parë i punës në Bashki do të mbyllet me koncertin e saj në sheshin ‘’Nënë Tereza’’.
 
Veliaj ka shkruar në rrjetin e tij Instagram: ''Sa bukur! Do mbyllim vitin tonë të parë në Bashki me Dua Lipa në Tiranë. Shihemi të gjithë në 10 Gusht tek sheshi Nënë Tereza''.

dua lipa



Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
 

 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Ndikimi i plagosjes së kryeministrit Fico në zgjedhjet e qershorit në BE

Ndikimi i plagosjes së kryeministrit Fico në zgjedhjet e qershorit në BE