Dua Lipa në kopertinën e ”Vogue”, Turqi
Nga nesër në çdo pikë shitje të revistave në Turqi, kopertina e prestigjiozes “Vogue” do të mbajë portretin e Dua Lipës, këngëtares kosovare, por që karrierën e nisi në Britaninë e Madhe dhe sot renditet në listën e artistëve të famshëm.
Këngëtarja kosovare, Dua Lipa
Nga nesër në çdo pikë shitje të revistave në Turqi, kopertina e prestigjiozes “Vogue” do të mbajë portretin e Dua Lipës, këngëtares kosovare, por që karrierën e nisi në Britaninë e Madhe dhe sot renditet në listën e artistëve të famshëm.
Për muajin maj këngëtarja është përzgjedhur për të qenë fytyra e “Vogue”. E veshur me “Chanel” dhe vathë nga Olivia Creber, redaksia e “Vogue” shkruan “Gratë që sfidojnë me shifra marramendëse”. Ajo është fotografuar nga Benjamin Lennox, një shkrepje e mirëpritur nga kritika që pikët më të larta në portretin e këngëtares e merr modeli i flokëve.
Madje kjo kopertinë është vlerësuar si ndër më të bukurat e “Vogue” për Turqinë, shumë herë më mirë e realizuar se ajo e dy vite më parë, kur Dua Lipa pozonte për edicionin britanik.

( Dua Lipa, këngëtarja kosovare në kopertinën e prestigjiozes “Vogue", në Turqi )
Në atë kohë britanikët e “Vogue” e quajtën artisten kosovare “Diva e re e muzikës pop”, dhe nuk gabuan aspak në parashikimin e tyre. Sot Dua Lipa është një artiste me çmime, albume të shitura, këngë në krye te klasifikimeve dhe shumë origjinale në gjithë prezantimet e saj në skenat e njohura të muzikës moderne.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
49.6%
-
Jo
47%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 5711
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Në qytetin e dashurisë, Dua Lipa shijon momente romantike me partnerin (VIDEO)
29 Janar, 10:16
-
Bebe Rexha dhe Dua Lipa nominohen për çmime në ‘iHeart Radio Music Awards 2025’
23 Janar, 12:58
-
Gazetarja e ‘CBS News Chicago’ i flet shqip Dua Lipës: Motra ime shqiptare, jam krenare për ty (VIDEO)
22 Janar, 14:09
-
Panik për Dua Lipën, këngëtarja tmerrohet nga fansat! I shkojnë te dhoma e hotelin ku po qëndronte
21 Janar, 15:34
-
Enver Robelli: Një rrëfim i shkurtër nga arka e madhe
19 Janar, 14:49
-
Zbulohet pasuria marramendëse e këngëtares Dua Lipa
6 Janar, 13:37
-
Dua Lipa thotë 'Po', Callum i vendos unazën në gisht
27 Dhjetor 2024, 12:15
-
Fiton lotarinë kombëtare, britaniku me pasuri më të madhe se Dua Lipa dhe Adele së bashku
18 Dhjetor 2024, 15:16
-
Dua Lipa shkëlqen me një pallto me print gjarpri në New York (FOTO)
13 Dhjetor 2024, 08:32
-
Dua Lipa surprizon patriotët e saj, këngëtarja flet shqip për revistën prestigjoze ‘Vogue’
5 Dhjetor 2024, 15:58
-
Dua Lipa uron shqiptarët me vargjet e himnit kombëtar
28 Nëntor 2024, 11:17
-
E kishte mbajtur sekret! Ky është i dashuri i Rina Lipës, na e zbulon vetë Dua
20 Nëntor 2024, 08:00