“Swan song” është ky titulli i këngës së Dua Lipës që do të shoqërojë si kolonë zanore filmin “Alita Engjëlli i Betejës” i regjisorit Robert Rodriguez, si dhe i prodhuar nga James Cameron. Publiku do të ketë mundësi të shikojë filmin në 14 shkurt, datë në të cilën do të dalë në kinematë e të gjithë botës. Ndërsa, kënga do të jetë e disponueshme në 25 janar. Lipa teksa ka bërë të ditur lajmin, nëpërmjet Instagramit, ka publikuar edhe një copëz të këngës. Lipa shfaqet duke bërë prova në studio, ndërsa po regjistron këngën në fjalë. Video-ja shoqërohet edhe nga pjesë nga filmi ku protagonistja po përgatitet për “jetën e re”.
“Alita: Engjëlli i betejës”, është një film i realizuar nga Robert Rodriguez. I ambientuar në shekullin e 26-të, ka në fokus historinë e Alitës (interpretuar nga Rosa Salazar), një ‘cyborg’ (Sajbog, në gjuhën e fantashkencës një individ njerëzor, të cilit i janë transplantuar edhe organe mekanike), i gjendur nga doktor Daisuke Ido ( i interpretuar nga Christoph Ëaltz) në një depo me skrap. Alita, e cila nuk kujton asgjë nga jeta e saj e mëparshme, përjashtuar një stërvitje të jashtëzakonshme në artet marciale të memorizuar në trupin e saj do të bëhet një gjuetare e pamëshirshme në kërkim të kriminelëve më të këqij të botës.