Dua Lipa ka marrë pjesë në funeralin e gjyshes së Anëar dhe motrave Hadid.
Lidhja e Dua Lipës me Anwar Hadid duket që është është shumë serioze.
Përveç që po shoqërohet me të, tashmë Dua po kalon mjaft kohë edhe me familjen e tij dhe dje ka marrë pjesë edhe në funeralin e gjyshes së tij.
Dua i ka ndenjur pranë Anwarit dhe motrave Hadid, Bellas dhe Gigit, ndërsa grupi, i veshur në të zeza, duket se kanë kaluar kohë të mirë pranë njëri-tjetrit.
Ajo që bie në sy është se edhe i dashuri i ri i Gigi-t ka udhëtuar për të qenë pranë të dashurës, duke konfirmuar kështu lidhjen për të cilën po përflitet kohët e fundit.
Sipas mediave të huaja, gjyshja e treshes së famshme ka ndërruar jetë pak ditë më parë pas përballjes me sëmundjen e kancerit.