Revista e famshme Vogue,  ka renditur në vend të 25 këngëtaren Dua Lipa si një nga femrat më me influencë në Britani. Kjo është lista që përcakton dhe ripërcakton mënyrën se si duhet të jetojmë.

Në këtë listë përfshihet dhe Meghan Markle, JK Rowling, Amal Clooney.

Dua Lipa u vlerësua me dy çmime shumë të rëndësishme  në Brit Awards ku dhe ishte femra më e nominuar në plot 5 kategori. Hiti i saj  "New Rules" paraqet një model për jetën moderne të seksit dhe ka arritur më shumë se 1 miliard shikues në kanalin muzikor Youtube.