Ylli i popit Dua Lipa ka shkëlqyer mbrëmjen e djeshme në ndarjen e çmimeve ‘Time 100’ në Lincoln Center në Nju Jork, organizuar nga prestigjiozja revista Time.
28-vjeçarja shqiptare kishte veshur një fustan mahnitës nga Chanel, krijuar posaçërisht për të.
Fustani i saj i gjatë me dantella, mëngë të gjata, dekolte të hapur dhe me një fjongo të madhe ishte i frymëzuar nga koleksioni Métiers d'art 2023/24.
Këngëtarja tha se ishte e emocionuar që do të ishte në ndarjen e çmimeve, ndërsa foli për planet e saj në fushën profesionale.
"Unë jam shumë e lumtur. Unë me të vërtetë e pres me padurim. Do të përballem me atë që ndoshta do të jetë eksperienca më e çmendur e jetës sime dhe do të kaloj mirë”, tha Dua, e cila tregon se di të përballojë çdo situatë në mënyrë të ftohtë.
Për më tepër, këtë e dëshmon titulli i albumit të saj të ardhshëm, Radical Optimism.