Dua Lipa ka arritur një sukses të madh në botën e muzikës, ku këngëtarja shqiptare ka arritur shifrën 2 milionë përsa i përket albumeve të shitura në të gjithë botën.

“2 milionë albume në të gjithë botën. I dua që të gjithë fansat dhe ekipin tim”, është shprehur Dua Lipa në rrjetin social Instagram.

Dua Lipa,  suksesin e saj më të madh e arriti me këngën “One Kiss” në që vetëm 3 javë ka arritur 39 milionë klikime në Youtube. Kjo tregon famën e këngëtares shqiptare në mbarë botën dhe  renditjen e saj mes këngëtareve më të ndjekur.