Pas lajmit të shpërndarë nga CNN turk se Dua Lipa dhe Marco Asensio kanë kaluar natën së bashku pas përfundimit të ndeshjes finale Real Madrid – Liverpool, të shtunën në mbrëmje, ka reaguar këngëtarja përmes një postimi në twitter.
Unë as që e kam takuar Marco Asension dhe ka shumë pak gjasa të ndodhë, pasi menaxheri im bën tifo për Liverpool dhe s’do të ma falte kurrë një gjë të tillë.
Dua Lipa, këngëtare
Këngëtarja nuk është aspak e përfolur në media për jetën e private pasi e ruan me fanatizëm dhe duket sikur edhe këtë radhë ka arritur ta shpëtojë nga 'kthetrat' mediatike.
Komento