Dua Lipa sot në Prishtinë nesër në
Tiranë: Jam 100 për qind shqiptare

Dua Lipa sot në Prishtinë nesër në<br />Tiranë: Jam 100 për qind shqiptare
Prishtina pret në ethe Dua Lipën. Një ditë para koncertit në Parkun e Gërmisë ajo deklaron: “Përfaqësoj vendin tim, edhe pse s’jam e lindur në Kosovë. Shumë mirë me qenë në shtëpi”.
Dua Lipa me një shqipe të rrjedhshme flet për muzikën e saj dhe e përmend shpesh se ndihet shqiptare.

“Kam jetuar në Kosovë, ndihem shqiptare, ndihem e Kosovës, e Prishtinës 100 për qind. Jam shumë krenare prej nga vij. Nuk fshihem dhe kallëzoj”, ka thënë Lipa.  

Dua Lipa ka mbërritur në Prishtinë një ditë më parë me avionin privat të Bexhet Pacollit.

“Pata nderin dhe kënaqësinë të takoj një vajzë të re, por shumë të talentuar, një bartëse të fortë të imazhit tonë në botë, Dua Lipa.

Është kënaqësi e madhe kur rinia jonë e bukur dhe e talentuar si Majlinda, Nora, Rita, Dua, e shumë të tjerë debutojnë në arenat më të rëndësishme botërore dhe prekin suksesin botëror”, shkruan Pacolli, ndërsa ka postuar në Facebook një foto me këngëtaren.

“Home is where the heart is -Shtëpia është atje ku është zemra” shkruan Dua Lipa në facebook.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka premtuar nderimin me një medalje për këngëtaren Dua Lipa

Pas Prishtinës më 10 gusht Dua Lipa do të mbajë koncertin e saj në Tiranë. Ajo ka njoftuar se albumi me  këngët e këtyre koncerteve do të publikohet në muajin shkurt të 2017-s. 

dua lipa
dua lipa
dua lipa

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Pogradec/ Larguan nga vendngjarja 39-vjeçarin që kërcënoi me armë punonjësit e Task Forcës, 2 të arrestuar

Pogradec/ Larguan nga vendngjarja 39-vjeçarin që kërcënoi me armë punonjësit e Task Forcës, 2 të arrestuar