Dua Lipa sot në Tiranë, Veliaj:
Është koha të festojmë, ejani

Dua Lipa sot në Tiranë, Veliaj:<br />Është koha të festojmë, ejani
Sheshi "Nënë Tereza" është gati për të pritur sot performancën e këngëtares shqiptare, Dua Lipa.
 
Bashkia e Tiranës ka marrë të gjitha masat që skena ku do të ngjitet këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare Dua Lipa të jetë gati për mbrëmjen e sotme.
 
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj fton qytetarët që t'i bashkohen këtij koncerti 'live', pasi siç shprehet ai, pas një viti pune, është koha të festojmë.
 
"Hej! Pas një viti të gjatë pune, koha të festojmë! Merr gjithë miqtë dhe eja te Sheshi Nënë Tereza për një mbrëmje fantastike me Dua Lipa të Mërkurën 10 Gusht ora 19h00. Shihemi të gjithë aty!", shkruan Veliaj në rrjetet sociale.
 
Dua Lipa do të vijë sot në Tiranë pas koncertit të mbrëmjes së djeshme në sheshin qendror të Prishtinës.
 
Dua Lipa do të performojë sot disa nga këngët e saj të cilat janë shndërruar në hite në mbarë botën si “Be The One”, “Last Dance“, “Hotter Than Hell”etj.
 
Pas Dula Lipës, në Tiranë do të vijnë një tjetër këngëtare e famshme me origjinë shqiptare. Bëhet fjalë për këngëtaren Bebe Rexha, e cila në rrjetin e saj twitter ka bërë me dije se në muajin shtator do të jetë në Tiranë.

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Ben Andoni: Kundërshtari i PD-së s’është Rama por ndryshimi?!

Ben Andoni: Kundërshtari i PD-së s’është Rama por ndryshimi?!