Dua Lipa tregon se vuan nga ‘sindroma e mashtrimit’: Shumë herë frymëzohem nga artistët që kanë vetë-dyshim dhe kanë njëfarë errësire brenda vetes

Dua Lipa tregon se vuan nga ‘sindroma e mashtrimit’: Shumë herë frymëzohem nga artistët që kanë vetë-dyshim dhe kanë njëfarë errësire brenda vetes

Dua Lipa

Këngëtarja e dashur shqiptare, e njohur ndërkombëtarisht, Dua Lipa ka treguar se vuan nga “sindroma e mashtrimit”, e cila ka të bëjë me mungesën e vetëbesimit.

Pas përfundimit të turneut të saj “Future Nostalgia” në Tiranë, në ditën e Flamurit, artistja ka dhënë një intervistë për “The Sun” ku ka treguar për frikën e saj, për këtë sindromë.

Dua u shpreh se gjen frymëzim tek artistët apo yjet e famshëm që vuajnë nga i njëjti problem si ajo, ai i mungesës së vetëbesimit.

“Shumë herë frymëzohem nga artistët që kanë vetë-dyshim dhe e kanë njëfarë errësire brenda vetes. Dhe më pas çuditem me veten, pse më duhet të ndiej kaq shumë dhimbje për të qenë e zonja në punën që e bëj. Nganjëherë sindroma e mashtrimit ndikon keq në mua. Veçanërisht kur jam duke shkruar këngë”, tha ajo.

Artistja tha po ashtu se ndarja, apo lëndimi nga një lidhje e ndihmon shumë në shkrimin e teksteve. Ajo tregoi gjithashtu se preferon të bëjë një pushim të shkurtër nga rrjetet sociale sa herë që është duke punuar për një këngë.

“Derisa jeni duke krijuar diçka, ju këshilloj që të argëtoheni gjatë këtij procesi. Frika vjen atëherë kur është koha e publikimit t të atij projekti, sepse nuk je e sigurt nëse njerëzit do ta pëlqejnë punën që e ke bërë. Kështu ndihem unë për muzikën.

Derisa jam duke shkruar këngë ndihem shumë mirë dhe jam në botën time, duke krijuar diçka që më bënë shumë krenare. Ti dëshironi të bësh diçka që nuk e ke bërë më parë dhe dëshiron ta sfidosh veten dhe të eksplorosh gjëra të ndryshme përmes punës. Mund t’i mbylli mediat sociale dhe të fokusohem te vetja. Në atë moment, unë po bëj diçka që e dua”, tha Dua.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë