Ylli shqiptar me famë botërore, Dua Lipa ishte e ftuara speciale në finalen e spektaklit muzikor “The Voice” në Shtetet e Bashkuara.
Në këtë event madhështor, Dua interpretoi hitin e fundit “Don’t Start Now” dhe ekektrizoi skenën me performancën e saj e shoqëruar nga trupa e baletit.
Dua u shfaq e veshur me një bluzë të shkurtër dhe minifund vezullues, veshje të cilën e kombinoi me një palë çizme të gjata, ku duket mahnitëse.
Këngëtarja të premten publikoi projektin e saj të fundit muzikor për këtë vit të titulluar “Future Nostalgia”, projekt që u prit shumë mirë nga fansat e saj të shumtë në botë.