Diaspora proteston brenda sallës së parlamentit. Në seancën plenare përfaqësues të diasporës nga kati i dytë i parlamentit kanë hedhur në sallën ku ndodhen deputetët, fletë të bardha ku shkruhej: Dua të votoj!
Sakaq ata kanë hapur dhe një banderolë ku shkruhet: Dua të votoj në 2025. Më pas gardistët i kanë nxjerrë jashtë sallës protestuesit.
Jashtë ambjenteve të Parlamentit dhanë një prononcim për mediat ku bën thirrje edhe një herë të respektohet Gjykata Kushtetuese dhe të mundësohet vota e diasporës për zgjedhjet e vitit 2025. Një prej tyre shtoi se Garda kur i nxorri jashtë nga salla e Parlamentit edhe i kërcënoi.
'Vendimi i Gjykatës Kushtetuese i ka dhënë një vit kohe për të miratuar një kod të ri që mundëson votën e diasporës. Nuk kemi akoma propozim ligjor për kodin e ri zgjedhor dhe vijojmë presim afati ka kaluar. Komisioni vepron me dyer të mbyllura. Komisioni ka marrë nga diaspora mendimin', thotë një protestues.
'Ka kaluar 3 muaj dhe nuk ka akoma propozim, në 2009 e kanë premtuar votën e diasporës këta që janë sot në qeveri dhe thonin na pengon PD-ja. Pas kaq shumë vitesh në qeverisje. Ka pas pafund organizata dhe kanë thënë që do e bëjnë votën e diasporës në 2021, jemi në 2025 dhe mesa duket nuk do e bëjnë. Prandaj ky aksion ishte për t’i zgjuar pak nga gjumi', thotë një tjetër protestuese.
'Garda na kërcënuan dhe na thanë hajde se do flasim bashkë, ishte dikush aty me kollare, shikojeni se do na përndjekin', shton protestuesi.
Nga ana tjetër, një prej protestuesve ka debatuar me një përfaqësues të gardës, teksa ky i fundit nuk e lejon të protestojë brenda ambienteve të Kuvendit, vetëm të qëndrojë si vizitor.
Gardisti: Nuk iu lejohet të bëni protestën para sallës.
Protestuesi: Kush nuk e lejon? Ju nuk e lejoni?
Gardisti: Nuk e lejon rregulli.
Protestuesi: Ky është institucion kushtetues. Ju lutem kamerat na ndjekin se ka mundësi të na vënë prangat.
G.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.7%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 7387
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Jozefina Topalli takime me diasporën në Nju Jork: Jeni mundësia kyçe që Shqipëria ka për të mos rrëshqitur drejt zbrazjes të parikuperueshme të vendit
20 Nëntor, 16:54
-
'Opozita u kthye në parlament, e bindi zëri i arsyes!', Lorenc Vangjeli në 'Frontline Interview': Fati i keq i Berishës po ndikon tek ajo! Politikanët janë të trembur
19 Nëntor, 19:03
-
Kundër pr/buxheti 2025, dështon protesta e PD-së para Kuvendit! Zgjati më pak se 2 orë, Berisha kishte bërë thirrje të vazhdonte deri kur të bëhej votimi
19 Nëntor, 16:11
-
Projekt-buxhetin 2025 në parlament/ Toska: Fjalimi i Ramës i vjetëruar, iu shmang debatit! PD me protestën nesër kërkon të karikojë njerëzit para zgjedhjeve
18 Nëntor, 17:59
-
Berisha kërkon vota nga shqiptarët në Angli, vendin që e shpalli ‘Non Grata’: Keni rol në fitoren e opozitës, Ramën në Londër priteni me vezë dhe domate
17 Nëntor, 20:04
-
Protesta e të martës/ Berisha: Mobilizim brenda dhe jashtë Parlamentit, duam minimumin jetik prej 200 eurosh! Anëtarët e PD më aktivë në rrjetet sociale, takime me Diasporën
15 Nëntor, 15:21
-
Ministri Gonxhja-Nokës: Ke përfituar nga Enti Kombëtar i Banesave! Vëllezërit dhe motra morën banesa, për çfarë morali flet?! Do përgjigjesh ligjërisht! Deputeti: Asgjë nuk është dhënë nga shteti
14 Nëntor, 14:03
-
Zhvendoset në Kuvend debati për Komisionin Hetimor të Shëndetësisë, i mbaron afati! PD: Shtyjeni 3 javë! PS: Teatër
14 Nëntor, 09:13
-
Vota e diasporës/ PS ka 'arritur' vetëm 50 mijë emigratë! Diskutimet në grup: Janë 1.6 mln me të drejtë vote, të krijohet një database e të rritet angazhimi
11 Nëntor, 11:49
-
Pr/buxheti 2025/ Të hënën dhe të martën seancat maratonë në Kuvend! PS mbledh grupin dhe lë porositë: Duam angazhim maksimal! Ta miratojmë pa vonesa
11 Nëntor, 10:47
-
Balla takim me komunitetin shqiptar në Venecia: Vota e Diasporës, një hap i rëndësishëm për demokracinë shqiptare
9 Nëntor, 16:54
-
Berisha: Mosbindja civile do të vazhdojë, në Parlament për të mbrojtur qytetarët nga vjedhja e buxhetit! Basha stoli e Ramës
9 Nëntor, 14:31