TIRANË- Studentët janë rikthyer këtë të hënë në Fakultetin e Drejtësisë për të zhvilluar mësim. Por ambjentet e këtij fakulteti kanë një grup studentët që e kanë penguar mësimin.
Përpjekjet e tyre për të hapur dyert dhe për të vazhduar mësimin kanë shkaktuar debate mes studenteve, madje disa vajza janë dhunuar nga grupi i të ngujuarve.
Njëra prej tyre është shprehur se e kanë goditur me karrige dhe me grushta. Ndërkohë një prej vajza të ngujuara ka pësuar luhatje tensioni dhe është shoqëruar me ambulancëdrejt spitalit.
I pranishëm gjatë debateve ka qënë edhe Rektori i Fakultetit, i cili i ka thënë edhe studentëve që kërkojnë mësim, si edhe grupit që ka vendosur bojkot që kanë të drejtë duke mos e zgjidhur problemin mes tyre
Pasi nuk kanë gjetur zgjidhje as nga rektori, studentët që duan mësim i janë drejtuar dekanit të Fakultetit të Drejtësisë, Artan Hoxha.
Pas kërkesës së studentëve për të vijuar mësimin, dekani Hoxha i ka çuar një kërkesë ministrisë së Arsimit për t’i mundësuar ambiente për të zhvilluar mësimin.
“Duam ambiente të tjera për të zhvilluar mësimin. Procesi mësimor sa vjen dhe bëhet më i vështirë për tu bërë i plotë. Rektori nuk na është përgjigjur, unë kam folur me ministren e Arsimit. Unë shpresoj që të fillojmë që nesër mësimin, ska rëndësi se ku. Besoj që ministria do të na vijë në ndihmë. Ka persona që nuk janë as student. Nuk e di pse janë aty dhe prej kujt. Po ta dija, do ta thoja,” - tha gjatë një konferencë për shtyp dekani.
Për të zgjidhur ngërçin mes studentëve ka ndërhyrë edhe njëra prej pedagogëve të fakultetit, e cila u ka thënë studentëve që pedagogët po punojnë që situata të marrë zgjidhje.
-
500 veta aty pikspari duhet te kishit heq masken ktij cerrit pstj prej frikes aj kishte dhje mut
Përgjigju -
Studente jo vetem te beni padi penale ndaj Rektorit Mynyr Koni ,por neser ju qe doni te beni mesim ju rekomandoj une nje ambient.Shkoni ne Rektorat hyni tek zyra e Mynyrit dhe vazhdoni mesimin se ska cfare tju bej.Policine se lajmeron dot sepse po e lajmeroi per Zyren e tij,do ta bej dhe per JURIDIKUN ,por nuk e le MARK MARKU me AGRON GJEKMARKEN qe e komandojne se cfare te beje ai. Ai ju le pa mesim ju leheni MYNYRIN pa pune
Përgjigju -
jane grahmat e fundit tr lristave te haremit veror te jales prandaj lerini ne mjerimin qe ka pushtuar kete force destruktive...
Përgjigju









Komente
Komento