Protesta e banorëve në Vlorë/ Bashkia: Ndërtimi i rrugës nis brenda pak ditësh (VIDEO)

Pas protestës së banorëve të fshatit Trevllazër përpara ambienteve të Bashkisë së Vlorës për ndërtimin e rrugëve, kjo e fundit ka dalë në një reagim zyrtar.

Drejtori i urbanistikës Fatjon Devolli është shprehur se shumë shpejt do të nisi rehabilitimi i rrugës dhe qendrës së fshatit të tyre. Sipas Devollit vendimi është kaluar në këshillin bashkiak dhe brenda disa ditëve pritet të nisin punimet.

Banorët e fshatit Trevllazër në njësinë administrative Novselë në Vlorë protestuan ditën e sotme para bashkisë së Vlorës duke thënë se duan të ndërtohet një rrugë në fshatin e tyre.

Pasi qëndruan për disa momente përpara godinës së bashkisë ata u futën në ambientet e brendshme të saj duke brohoritur në kor për plotësimin e kushteve.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlora: 11/06/2019 10:30

    Bravo le ta tundin për cdo hall e jo për politikë.

    Përgjigju
  • Miri: 11/06/2019 10:08

    Bravo. Kshu duhet te ngrihet populli jo kur therret bashe krimineli e rame budalla

    Përgjigju
    • te shitur: 11/06/2019 13:03

      trevllazer proteston.shifi cik parrullat. si parrullat e lulit shqiperia proteston.ahhhh sikur te ishim per protesta jopartiake ne shqipetaret do ishim 100 perpara tani.jane te shitur shoku!!

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen