'Duam të bëhemi të fortë si Muhamed Ali', fëmijët e orintuar drejt boksit! Trajneri: Ky sport po masivizohet (VIDEO)

Sporti i boksit vitet e fundit ka zgjuar një interes më të gjërë në komunitet dhe klubi sportiv Studenti stërvit çdo ditë fëmijë të vëgjel. Për Report Tv ata thonë se boksi është një sport shumë i bukur, të cilin ata e ndjekin për t’u bërë më të fortë.

Çfarë iu ka shtyrë që të merreni me boks?

Fëmija 1: “Kam babin trajner plus më pëlqen edhe si sport sepse është shumë aktiv, është I bukur. Nesër pasneser dua të ndeshem, të kem emër, të kem një emër më të mirë.”

Fëmija 2: “Sepse boksi është sport që të ndihmon të klesh fuqi dhe nuk mund të rrahin të tjetër. Unë i shoh ndeshjet e boksit dhe dua ti ngjaj Muhad Ali.”

Fëmija 3: “Dua të bëhem sa më i fortë, plus kam edhe vëllain. Unë kam dëshirë të bëhem sa më i fortë.”

Ndërkohë trajneri Artur Koçi fillimisht pohon se interesi për këtë sport është rritur, ndërsa shton se shumica e fëmijëve e ndjekin për pasion, por edhe të tjerë që një ditë pretendojnë të bëhen profesionistë.

“Interes ka për boksin, është sport i bukur pavarësisht se në pamje të jashtme duket se është i dhunshëm, i fortë, por është sport fisnik.

Fëmijët që vijnë këtu e ndjekin për pasion, apo e shohin si mundësi për të ardhmen?

Ka shumëllojshmëri. Disa e bëjnë vetëm për qef, ndërsa të tjerë ndihen mirë dhe fillojnë sportin e boksit si profesionist. I kemi të dyja rastet,”-u shpreh trajneri.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë