Boksieri shqiptar Florian Marku ka dalë me një barazim, 76-76 në përballjen e tij kundër Jamie Steëart mbrëmjen e djeshme në "O2 Arena" në Londër.
Ky rezultat duket se nuk i ka pëlqyer sportistit shqiptar i cili ishte dominues në këtë sfidë ndaj britanikut.
Marku madje e rrëzoi Stewart që në raundin e 2-të me knockdown, por britaniku u ngrit sërish dhe vijoi ndeshjen.
Por gjyqtari i ndeshjes në fund dha një barazim, rezultat ky që ka habitur madje dhe komentatorët si dhe mediat e huaja.
Pas ndeshjes, Marku është shprehur i pakënaqur për median Sky Sport.
"A po bëni shaka? A merr vesh ky gjyqtar nga boksi apo jo? Një herë mendoj se ai (Steëart) më goditi i pastër ndërkohë që unë e kam goditur shumë herë. Madje e rrëzova dhe në tokë. Çfarë është boksi? Për çfarë bëhet fjalë? Të goditesh me doreza? Po talleni? Ata po ma shkatërrojnë karrierën. E dini, një barazim për mua është gjithçka. Si mund ta japë ai këtë përballje një barazim? Nuk e di se çfarë duhet të them" - është shprehur Marku.
-
T'a bënë mirë se të ishin rritur shumë veshët barbon
Përgjigju -
Je nji perbindesh o florian jemi krenar per ty forca
Përgjigju -
Shikoni ndeshjen pastaj komentoni. Floriani boksoji shum mirë dhe pati një strategji gjat ndeshjes. Të gjitha raundet i fitoj pra rrezultati duhej të ishte për Florin. Bravo Florian mos u mërzit por kështu vazhdo për ndeshjen e rradhes.
Përgjigju -
Ik se na turperove marku..te zhdepi ne dru edhe mos bej me deklarata para kohe..!
Përgjigju -
Her tjeter Marku ti kursej deklaratat para ndeshjes jo kam kampion bote jo do me shikon I! Ul koken puno e leri llafet! Leri justifikimet
Përgjigju











Komente
Komento