'Duam të dimë kush i ka urdhëruar të na vjedhin', bandat shqiptare të drogës ofrojnë shpërblime deri në 30 mijë paund për kapjen e hajdutëve në 'fermat' e kanabisit

'Duam të dimë kush i ka urdhëruar të na vjedhin', bandat shqiptare të drogës ofrojnë shpërblime deri në 30 mijë paund për kapjen e hajdutëve në 'fermat' e kanabisit

Foto nga postimi në TikTok i bandave shqiptare

Deri në 30 mijë paund ofrojnë bandat shqiptare të drogës në Angli, për ata të cilët i japin informacion se kush i ka vjedhur në fermat e kanabisit.

Sipas një artikulli të "The Sun", bandat e drogës po ofrojnë shpërblime nëpërmjet postimeve të bëra aplikacionin TikTok.

Në një postim të postimin të bërë në TikTok në  gjuhën shqipe thuhej, se ata duan thjesht të dinin se kush i ka vjedhur të korrat në Golders Green.

“Kushdo ka informacion mund të na kontaktojë. Ne nuk do ti bëjmë asgjë për atyre. Vetëm të dimë se kush i ka urdhëruar të na vjedhin punën. Shpërblimi do të jetë një shumë prej 30 mijë paund", thuhej në postim.

Më tej tabloidi britanik shkruan se “Krerët e krimit përdorin rrëmbime dhe rrahje brutale për të vulosur autoritetin e tyre në rrjetin e fabrikave të drogës në të gjithë Britaninë”.

Një video tjetër, e postuar si paralajmërim dhe e parë më shumë se 10,000 herë, tregon një shqiptar që merret  në pyetje pas një vjedhjeje në Londrën e Jugut .

Një burim tha: “Gangsterët shqiptarë njihen për rrëmbimin e rivalëve që u vjedhin. Është një taktikë e zakonshme që ata përdorin herë pas here – por ofrimi i shpërblimeve për informacion është e re dhe duhet të nënkuptojë se ata janë të dëshpëruar për të mbajtur kontrollin e biznesit të kanabisit në Mbretërinë e Bashkuar .”

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?