Këshilli i qarkut Kukës ka inkurajuar mjekët dhe infermierët në vijën e parë të frontit kundër koronavirusit e për të shprehur falënderimin e tyre.
“Përshëndetje, përmes duartrokitjeve për të dëshmuar se mjekët dhe personeli ndihmës shëndetësor në këtë ditë të vështira që po kalon vendi prej Covid 19 se nuk janë vetëm”, është shprehur Abdulla Domi Kryetar I Këshillit të Qarkut Kukës.
Mjekët dhe infermierët në krye të luftës kundër koronavirusit kanë marrë kështu mbështetjen e punonjësëve dhe administratës së Këshillit të Qarkut Kukës të cilët nga ana e tyre, kanë zbatuar masat e parandalimit në institucionin e tyre .
Në Kukës ende nuk kemi asnjë rast të dyshuar me koronavirus.