DUBAI - Një person nga Britania u paraqit në gjykatë me akuzën se ishte dehur dhe shëtiste lakuriq në korridoret e ndërtesës në Palm Jumeirah.
Turistin 33-vjeçar e kishte parë lakuriq në korridoret e ndërtesës edhe një roje i sigurisë. Ai u akuzua që kishte konsumuar alkool pa leje dhe për akte të pahijshme. Por, turisti mohon të ketë kryer akte të pahijshme dhe pranon që të ketë konsumuar alkool.
Për këtë fakt, në gjykatë u thirr të dëshmonte edhe roja i sigurisë që e kishte parë të ecte.
"Unë e thirra atë të vinte në dhomën e kontrollit. Pastaj e kam ndjekur deri në katin e dytë, ku pashë se ai kishte hequr të brendshmet dhe ishte krejtësisht i zhveshur", dëshmoi roja i sigurisë.
Nga ana e tij, turisti nuk mban mend të ketë thënë asgjë pasi ishte i dehur.
Seanca e ardhme e gjyqit është caktuar të mbahet në 27 Mars 2014.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com