Nata e fundit në shtëpinë e ‘Big Brother Vip’ po ‘shastis’ publikun por edhe vetë konkurentët. Secili prej tyre, të veshur nga emocionet, kanë marrë surpriza mjaft mallëngjyese, e aq më tepër pas kaq shumë kohësh larg ‘lirisë’.
Ilri ndoqi ëndrrën e tij duke vallëzuar me mamanë e tij, ose siç preferon ai ta quajë, muzën e tij në teatrin e Operas dhe Baletit nën zërin e mrekullueshëm të Inva Mulës. Emocione të papërshkrueshme solli dhe shikuesi i tyre, babai i Ilirit i cili i ndoqi të dy me lot në sy i ulur në qoshen e spektatorit.
Një surprizë nga gjysma e tij, i është bërë edhe Donaldit. Këngëtarja Beatrix Ramosaj, ka shkuar pranë tij duke i kënduar me sfond romatik trëndafilash.
Emocione, lot gëzimi, mallëngjime por në të njëjtën kohë, paralajmërimet e çasteve të fundit të spektaklit më të ndjekur në vend. Cili do të jetë fituesi i Big Brother Vip?