“Jeta është aritmetikë dhe 1000 napolona për Nikollaqin nuk janë bonbona!”!
Kjo është vetëm një nga batutat e shumta, aq të njohura për publikun shqiptar nga shfaqja “Karnavalet e Korçës”, që nga kjo e hënë deri të mërkurën do të vijë e kënduar në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit me regjinë e Inva Mulës.
E ndërtuar mbi komedinë e Spiro Çomorrës, opereta me libret të Luigj Gurakuqit, dirigjim të Fiqiri Krajës dhe me muzikë të Avni Mulës është shfaqur premierë në Teatrin e Operës dhe Baletit 47 vite më parë, më 5 shkurt 1978. Vepra erdhi në skenë me regji të Dhimitër Pecanit, ndërsa dekoret dhe kostumet u realizuan nga Ksenofon Dilo e Hysen Devolli. Atmosfera gazmore e operetës erdhi nën interpretimin e artistëve Rozmari Jorganxhi, Xhovana Doko, Tatjana Kora, Shqipe Zani, Emine Gjata, Vangjo Kosta, Janaq Mici, Luiza Papa, Zeliha Sina, Hysen Koçia, Gjergj Sulioti, Ibrahim Tukiçi, Guri Kamenica, Agim Quku, Bedri Belba, Lefter Besho, Gaqo Zdruli, Ndrek Shkjezi, Stefi Panariti dhe Qirjako Qiramixhi.
Këtë herë, “Karnavalet” do të vijnë nën dirigjimin e Elda Laros dhe dirigjentit të korit, Dritan Lumshi. Në rolet kryesore do të interpretojnë Solen Alla, Ivana Hoxha, Vikena Kamenica, Ramona Tullumani, Armando Likaj, Dorina Selimaj, Renisa Laçka, Erlind Zeraliu, Artur Vera etj.
B.G/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
72.9%
-
Pak
20.5%
-
Nuk kam mendim
6.6%
Vota total: 621
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Koncerti 'Shtigjet e dashurisë', Inva Mula, Genc Tukiçi dhe Olen Cesari performojnë në kalanë e Porto Palermos
6 Gusht 2024, 09:04
-
Korçë/ ‘MIK Festival’ mbledh kolosët e muzikës franceze, organizatorja Inva Mula: Këtë vit kemi sjellë larmi muzike
14 Korrik 2024, 16:41
-
Korçë, nis edicioni i 7-të i MIK Festival! Inva Mula: Sjellim pas 70 vitesh operetën “Agimi”
12 Korrik 2024, 15:42
-
Netët magjike në Korçë, rikthehet ‘Mik Festival’ nga sopranoja Inva Mula
5 Korrik 2024, 18:06
-
Avni Mula, rikthimi në Lice përmes romancave! E bija mbledh veprat e kompozitorit, Adelina: Nga dorëshkrime me laps tani në duart e artistëve, punuam me Invën
13 Janar 2024, 20:58
-
Simon Gjoni, ‘Luleborë’ 'e rikthen' në Opera përmes veprës! I biri: Iku i plotësuar! Emocione me 'Bjeshkëzo', Nina e Inva Mula 'bashkë' në këngë
27 Tetor 2023, 17:51
-
‘Mik Festival’ ul siparin në Korçë! Tenori Gjergji Mani rikthehet pas 15 vitesh: Emocion! Inva Mula: Ndodhi magjia e madhe
31 Korrik 2023, 16:15
-
Nga homazhi për ikonën lirike, Jorgjia Truja tek deputetja këngëtare greke, festivali ‘MIK’, tri netë magjike në Korçë! Inva Mula: Arti e kujtesa, misioni im
27 Korrik 2023, 15:50
-
‘Karnavalet e Korçës’, Përmbushet amaneti i Avni Mulës, pas Tiranës shfaqja jehonë edhe në Korçë
5 Mars 2023, 19:24
-
Ati, Inva e vajza Nina! Mulajt, tri breza në art! Gjithçka ndodhi me ‘Karnavalet’, sopranoja: S’është koincidencë, babai më dha bekimin para se të shuhej!
4 Mars 2023, 20:47
-
'Karnavalet e Korçës' mbërrijnë në Tiranë pas 45 vitesh, drejtoresha e TKOB në Report Tv: Shfaqje që nuk duhet humbur, emrat më të njohur të artit shqiptar
22 Shkurt 2023, 20:07
-
'Ky teatër lidhet me qenien time e prindërit', Inva Mula në 'Opera' si regjisore, vendos në skenë veprën e të atit: Biseda me të në ditët e fundit! Ishte si bekim
20 Shkurt 2023, 16:13