Pas katër netësh me muzikë, balet dhe kulturë, MIK Festival uli siparin në Korçë me një mbrëmje kushtuar serenatës korçare.

Themeluesja e festivalit, sopranoja Inva Mula, tha se çdo rikthim në Korçë është një emocion i veçantë, por edhe një sfidë për të sjellë risi për publikun.

“Ide shumë e bukur, nis me një Jazz, vazhdon me një mbrëmje në një sallon kinamtografie, vazhdon me një gala të baletit botëror”, thotë Inva Mula.

Artistët vlerësuan rikthimin e serenatës në qendër të vëmendjes.

“Jam e lumtur që ndodhen këtu, Korça ka pasur senaranta kaq të bukura. I kemi kënduar në familje”, tha këngëtarja Zhani Suljoti.  

“Jam rritur me serenatat korçare në familjen time dhe jam shumë e lmutur që jam brezi i parë që risjell serenatat e vjetra”, tha këngëtarja Erika Hameti.

Pjesë e koncertit ishte edhe Roberta Panariti, e cila prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara. Ajo theksoi se serenata vazhdon të këndohet edhe mes komunitetit shqiptar në emigracion.

“Kur rikthehem në korcë më kujtohen këto këngë q ëi kemi kënduar kur kemi qenë të reja. Na bashkon në cdo gëzim familjar, e këndojnë jo vetëm korçarët por edhe të tjerët”, tha Panariti.

Me një program që bashkoi artistë shqiptarë dhe të huaj, MIK Festival e ktheu për të 9-tin vit Korçën në një qendër të rëndësishme të jetës kulturore.