Kombëtarja luan të enjten në orën 20:45 një prej ndeshjeve më të rëndësishme në grupin e Ligës së Kombeve, pasi pret në ‘Air Albania’ Finlandën. Një kundërshtar që në Helsinki fitoi 2-1 me përmbysje, pasi kuqezinjtë mbetën me 10 lojtarë.

Megjithatë përfaqësuesja u rikthye e para në grupin e Ligës së Kombeve, por duhet ta mbrojë pozicionin në dy ndeshjet e fundit, duke nisur nga Finlanda.

“Ne do të futemi në fushë për të krijuar sa më shumë raste dhe për të shënuar. Këtë do ta bëjmë duke patur mendjen në prapavijë që të mos e pësojmë. Ndeshja kundër San Marinos ka vënë pak në pikëytje modelin tonë të lojës, por e rëndësishme është se skuadra është koshiente për atë që duhet të bëjmë dhe këtë duhet ta tregojmë në fushë ndaj Finlandës,”-u shpreh Rolando Maran, trajner i Kombëtares.

Pas fitores me shumë vështirësi 2-1 kundër San Marinos bënë përshtypje fjalët e kapitenit Berat Gjimshiti, i cili pohoi se ‘lojtarët nuk duhet të mendojnë për lavdinë personale, por për kombëtaren’.

“Këtë e kemi kuptuar të gjithë pas ndeshjes me San Marinon. Mesazhin e ka marrë e gjithë skuadra. Pas golit me San Marinon u përmirësuam dhe mund të kishim shënuar më herët dhe më shumë. Megjithatë tani skuadra e ndjen përgjegjësinë,”-tha Rolando Maran, trajner i Kombëtares.

Për Ardian Ismajlin vendi i parë mbetet detyrim për Kombëtaren, ndërsa mbrojtësi mbron idenë që Shqipëria është më mirë të luajë në sulm se sat ë presë në prapavijë.

“Mbrojtja më e mirë është sulmi. Sylvinho ka luajtur një futboll shumë mbrojtës, shumë statik. Ai futboll nuk ekziston. Tani është futbolli i Maran, duke bërë presion shumë, se e detyron kundërshtarin të bëjë gabime. Trajneri i ka parë cilësitë tona dhe ka vendosur të luajë në këtë mënyrë,”-deklaroi Ardian Ismajli, futbollist i Kombëtares.

Kundër Finlandës Maran pritet të luajë me formacionin 3-4-2-1, duke nisur në portë me Etrit Berishën. 3-shen e mbrojtjes pritet ta përbëjë Gjimshiti, Ismajli dhe Mitaj, i cili ka fituar balotazhin me Ajetin. 4-shja e mesfushës do përbëhet nga dy anësorët me Hysajn dhe Pilo-n, ndërsa në qendër Asllani e Ramadani. Përpara Muçi dhe Qazim Laçi pritet të mbështesin në majën e sulmit Rey Manajn.

 

Konferenca e plotë e Ardian Ismajlit.

“Jemi përgatitur jashtëzakonisht mirë se e kemio detyrim për vendin e parë. Megjithatë duhet ta dëshmojmë në fushë. Në ndeshjen e parë po të heqësh kartonin e kuq kemi bërë ndeshjen më të mirë të viteve të fundit.”

Ndryshimi nga Sylvinho. Loja e re që kërkon Maran, a rrezikohet në prapavijë?

“Mbrojtja më e mirë është sulmi. Sylvinho ka luajtur një futboll shumë mbrojtës, shumë statik. Ai futboll nuk ekziston. Tani është futbolli i Maran, duke bërë presion shumë, se e detyron kundërshtarin të bëjë gabime. Trajneri i ka parë cilësitë tona dhe ka vendosur të luajë në këtë mënyrë.”

Trajneri i Kombëtares Rolando Maran

Trajneri i Finalndës është shprehur në konferencë se ka ardhur në Shqipëri për vendin e parë dhe 3 pikët?

“Në fakt duhet të jemi të bindur në atë që mund të bëjmë ne. Çdo trajner do të thotë të njëjtën gjë për skuadrën e tij. Jam I bindur nga puna që kemi bërë dhe këtë duhet ta transmetojmë në fushë. Fakti që stadiumi do të jetë plot është një stimul për ne.”

Gjimshiti tha pas San marinos që të gjithë po kërkonin lavdinë personale, keni punuar me kombëtaren në këtë aspekt?

“Kjo është diçka që ne e kemi kuptuar që pas ndeshjes me San Marinon. Mesazhin e ka marrë edhe skuadra. Pas golit me San Marinon u përmirësuam dhe mund të kishim shënuar më herët dhe më shumë. Megjithatë tani skuadra e ndjen përgjegjësinë.”

Finlanda do ketë inciniativën në ‘Air Albania’ apo do ta kërkojmë ne golin që në minutat e para?

“Ne do të futemi në fushë për të shënuar, duke krijuar sa më shumë raste që të gjejmë rrugën e rrjetës. Dhe duhet ta bëjmë këtë pa pësuar gol. San Marino na ka vënë pak në pikëytje modelin tonë të lojës në ndeshjen e fundit, por e rëndësishme është se skuadra është koshiente për atë që duhet të bëjmë dhe duhet ta tregojmë nesër.”