Cigaret mund të vrasin në mënyra të ndryshme, për shembull, sipas studiuesve në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit të Uashingtonit në Saint Louis, duhanpirësit kanë një probabilitet prej dy deri në katër herë më të lartë për të kryer vetëvrasje sesa njerëzit e tjerë.
Studimi i publikuar në revistën "Nikotinë dhe Duhan" thekson se ndërhyrjet e shëndetit publik siç janë taksat rreth cigareve dhe ndalimin e duhanit në vendet e mbyllura mund të zvogëlojnë numrin e vetëvrasjeve me 15 për qind. "Nikotina është një arsye e besueshme për të shpjeguar lidhjen mes duhanit dhe vetëvrasjeve", u shpreh autori kryesor i studimit, Richard Gruzca. "Sikurse çdo drogë tjetër që krijon varësi, njerëzit fillojnë të marrin nikotinë që të ndihen më mirë, por në fund ata kanë nevojë të ndihen normalë. Përdorimi kronik mund të shkaktojnë depresion apo ankth, që mund të ndihmojnë për të shpjeguar lidhjen me vetëvrasjen", shtoi ai./ATSH/
/Shqiptarja.com