'Duhet efikasitet kundër Vllaznisë në sulm', Mehmeti gati për gjysmëfinalen e Kupës! Plori: E mundim Partizanin

Të enjten në ‘Elbasan Arena’ Partizani pret Vllazninë për betejën e parë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Të dy klubet Kupën e kanë objektiv në një kohë kur në garën për kampionat kanë dalë prej kohësh.

“Skuadra në 20 metrat e fundit nuk duhet të shpërqëndrojë aq shumë, të jetë pragmatike, të jetë cinike sepse me të tillë kundërshtarë nuk ke aq shumë mundësi sa të shpërdorosh,”-tha Dritan Mehmeti, trajneri i Partizanit.

“Do mundohemi të bëjmë më të mirën, që edhe pse janë dy ndeshje, jo që të mbyllimin kualifikimin, por që t’ia bëjmë më të lehtë vetes në ndeshjen e dytë në Shkodër,”-u shpreh Egzon Belica, futbollist i Partizanit.

Ndryshe nga Partizani, te Vllaznia nuk druhen të deklarojnë haptazi se do bëjmë çmos për të mbyllur llogaritë sa më shpejtë me të kuqtë.

“Kërkojmë dhe shpresojmë që të shkojmë në finale. Kuptohet se edhe Partizani këtë do, por jemi përgatitur dhe kemi patur këto ditë avantazhin e Kupës,”-deklaroi Elvis Plori, trajneri i Vllaznisë.

“Unë me Skënderbeun se kam fituar asnjëherë Kupën dhe shpresoj që këtë sezon me Vllazninë t’ia dal. Do bëjmë maksiumin me skuadrën që ta arrijmë këtë objektiv këtë sezon,”-tha Liridon Latifi, futbollist i Vllaznisë.

Në 7 ndeshjet e fundit Partizani s’ka fituar kurrë ndaj Vllaznisë, ndërsa suksesi i fundit daton më 24 shtator të 2020.

Ne.k./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë