'Duhet një imazh i ri në Shkodër'/ Rama: Drejtorët burra të japin dorëheqjen, për gratë do rishikohet pozicioni

TIRANË-  Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim me drejtorët politikë të qarkut të Shkodrës ku është diskutuar lidhur me emërimet dhe shkarkimet në strukturat e PS në këtë qark.

Rama ka deklaruar se të gjithë burrat duhet të japin dorëheqjen ndërsa për nga disa nga gratë do të rishikohet pozicioni. Kreu i qeverisë është shprehur se këto ndryshime nuk bëhen për shkaqe personale por bëhen për të krijuar një imazh të ri të PS në Shkodër.

Kjo çështje është diskutuar edhe në mbledhjen e kryesisë së PS. Deputeti socialist Ditmir Bushati ka dalë kundër këtij vendimi. Përmes një letre drejtuar kryesisë së PS ai është shprehur se shkarkimet nuk janë zgjidhja për situatën e krijuar në Shkodër.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:26
Balla: Do riformatojmë partinë në Shkodër, s'jemi si PD që ushqente Xhelal Mziun në derë të burgut

PS do të krijojë një platformë komunikimi në kohë reale brenda strukturave të partisë për të monitoiruar të gjitha të dhënat e anëtarëve të saj. Kjo ka qenë një temë e diskutuar në mbledhjen e sotme të PS, e cila është bërë publike nga kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla. Balla tha se në strukturat e bashkisë së Shkodrës do ndërmerret një proces ringritje dhe rigjenerimit, pasi siç tha ai rasti i Valdrin Pjetrit ka sjellë pasoja në imazhin e partisë në Shkodër.

"Kishim një mbledhje kryesia të partisë që ishte e fokusuar te një axhendë pune intensive që lidhet me një ripërtëritje që paraprijnë procesin zgjedhor në PS. PS është e vetmja forcë politike në vend që është në proces të vazhdueshëm restaurimi. Në strukturën e bashkisë Shkodër do ndërmarrim një proces ringritje dhe rigjenerimi. Kemi marrë një vendim për të patur një vëmendje të veçantë procesin e riformatimit të PS në Shkodër. Jam shpresë plotë se do krijojmë një model. Brenda PS kemi gjithmonë diskutime. Nisur për rastin e Valdrin Pjetrit i cili u votua nga shkodranët por për shkak të një përgjegjësie tërësisht personale të garantimit të pastërtisë së figurës solli pasoja. Kryeministri ka thënë sot se kjo përgjegjësi personale e personave që nuk deklarojnë të shkuarën e tyre, ne ta ashpërsojmë, dhe një person të ndëshkohet më ashpër. Sa më i fortë ligji aq më i fortë reagim. Kryeministri ka qenë shumë i qartë. PS do vazhdojë të jetë forca motor jo vetëm në reformimin e brendshëm të saj. Do krijohet një platformë të një komunikimi në kohë reale brenda strukturave të PS ku do depozitohet CV dhe të gjitha të dhënat e tjera. Ditën e parë që është vërtetuar mospërputhshmëria e kandidaturës së Valdrin Pjetrit me pritshmëritë e Shkodrës i kemi treguar.

PS nuk është bërë mburojë për askënd. Forcat e tjera politike ushqenin Xhelal Mziu në derë të burgut", tha Balla.

Ora 20:24
Bushati kundër Ramës: Shkarkimet masive nuk zgjidhin situatën e krijuar! Në PS u rikthyen njerëz problematikë

TIRANË- Ish ministri i Jashtëm Ditmir Bushati është shprehur pas mbledhjes së kryesisë së PS se është kundër shkarkimeve masive të paralajmëruara nga kryeministri Edi Rama për të rregulluar imazhin e PS në Shkodër. Bushati deklaroi pas mbledhjes së kryesisë se i ka dërguar një letër kryesisë së PS ku shprehet se shkarkimet masive nuk zgjidhin situatën e krijuar. Ai u shpreh gjithashtu se është nevoja e një reforme politike që do të sjellë një sistem të ri llogaridhënës.

Ish-ministri Bushati tha se sot  duhet të administrojnë pasojat gabimeve që kanë bërë.

"Ne kemi pasur një diskutim. Çështja ka qenë situata në Shkodër e krijuar pas 30 qershorit. I kam bërë një letër kryesiës së PS. Që delegimin tim në 2015 kam pasur mundësinë për të trajtuar disa fenomene. Ne jemi një familje politike. Me rastin e fundit në Shkodër kemi para nesh pikën e derdhjes. Pas 30 viteve PS ka mundësinë t'i orfojë vendit njerëzit më të mirë. Kjo nuk mund të bëhet duke shkarkuar në masë njerëzit që nuk kanë asnjë lidhje me situatën e krijuar. Ne nuk jemi as prokurorë as gjyqtarë. Ne kemi përgjegjësinë për trajtuar këtë fenomen. Rrënjët e tij kanë nevojë për një reformë politike që të sjellë një sistem të ri llogari dhënës. në rast se përgjegjësia për të kaluarën e secilit është individuale ne na takon të marrin masa dhe të krijojmë sistemi imunitare. 

Në rast se përgjegjësia për të kaluarën e secilit është një përgjegjësi individuale dhe ligjore, ne na takon që të njohim realitetin dhe përgjegjësinë politikë, të themi na falni edhe për raste në fjalë dhe të propozojmë reforma politike që ndërtojnë sisteme imunitare për një jetë tjetër politike.

Jam krejt i bindur edhe nga kontaktet që kam pasur me njerëz të zakonshëm, ne kemi përgjegjësinë e madhe për ta trajtuar këtë fenomen dhe për ta shfarosur këtë fenomen. PS është partia e intelektit dhe ato gabime që kemi bërë në të shkuarën, kur njerëz kishin një të kaluar të dyshimtë u përjashtuan, u përshëndetën nga SHBA. Fatkeqësisht u rikthyen në tryezat tona vendimmarrës dhe sot na duhet të administrojmë pasojat e këtyre gabimeve", u shpreh Bushati.

Ora 18:59
Rama mbledh socialistët pas pushimeve verore (FOTO)

 Socialistët janë mbledhur ditën e sotme, për herë të parë pas pushimeve verore. Mbledhja është realizuar në selinë e kryesisë së PS, ku deputetët socialistët kanë mbërritur me radhë të veshur 'shik' dhe me energji të reja për një sezon politik i cili duket se do të jetë mjaft i ngjeshur.
 

Ora 18:44
Kreu i Këshillit bashkiak të Shkodrës: Drejtorët e rinj do caktohen përmes komisionit qytetar, prioritet gratë

Pas mbledhjes së kryeministrit Edi Rama me drejtuesit politik të qarkut Shkodër ka dalë në një deklaratë për mediat kryetarja e këshillit bashkiak Shkodër Briselda Kadia. Kadia deklaroi se në mbledhje të gjithë drejtorëve burra i është komunikuar se duhet të japin dorëheqjen. Ajo tha se vendet vakante do të plotësohen nga persona që aktualisht punojnë në këto institucione. Përzgjedhja e tyre- tha Kadia- do të bëhet përmes një komisioni qytetar, ku prioritet do të kenë gratë.

"Ndjej të domosdoshme të bëj një komunikatë. Të gjithë drejtorët e bashkisë Shkodër iu komunikua se duhet të japin dorëheqjen. Vendet do të plotësohen nga persona që do jenë brenda këtyre institucioneve. Do ngrihet një komision qytetar për të përcaktuar zëvendësuesit. Prioritet do kenë gratë për të qenë drejtuese të këtyre institucioneve", u shpreh Kadia.

Ora 17:55
Mbledhja e PS, Rama mbërrin në kryesi mjaft sportiv (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në kryesinë e Partisë Socialiste, si gjithmonë me look-un e tij mjaft sportiv si në shumicën e daljeve publike të tij. Menjëherë pas tij në seli kanë mbërritur edhe kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe minsitrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Besi: 29/08/2019 11:23

    Zoti Rama,si shkodran mund ta di nga ju kush eshte kryetar bashkie ne Shkoder? Falemnderit

    Përgjigju
  • Santa Quaranta: 29/08/2019 11:14

    Ne cilin akt normativ eshte mbeshtetur ky veprim?!! : Do ngrihet një komision qytetar për të përcaktuar zëvendësuesit......

    Përgjigju
  • Stela: 29/08/2019 09:56

    Voltana molotovi eshte e vetmja ne Shqiperi qe vazhdon te jet kryetare bashkie fal Edit.Kjo nga dashuria e madhe qe Rama ka per Shkodren.

    Përgjigju
  • Toni: 29/08/2019 02:05

    Ti ai do me drejtu vendin apo me flet per hotele

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 29/08/2019 01:58

    Dhe flasim per barazi gjinore. Grate I kontrollon me kollaj per kete e kishe fjalen Kryeminister ?

    Përgjigju
  • AltinTop: 29/08/2019 00:57

    Shkodra eshte shum lokaliste...pra dhe ndryshimi duhet te dale po nga Shkodranet... deri tani besimi i ishte dhene Jozefines dhe ajo sillte emrat per ne krye te administrates...Kurse kampi socialist sot per sot nuk ka nje figure shkodran me popullaritet... Po te beheshin zgjedhje normale sot ne Shkoder, pjesmarrja ne votim nuk do arrije me shum se 15% te votuesve...

    Përgjigju
  • A.n.: 28/08/2019 23:52

    Kot lodhet te kerkoje gra/burra se Shkodra ka shekuj qe eshte desocializuar.

    Përgjigju
  • Xhozi: 28/08/2019 23:19

    Kapne mar per zhelesh e qitne perjashta dhe kyt.Po ku ka pa ky me ba ca dan n'Shkoder

    Përgjigju
  • Trnakop Kacija: 28/08/2019 21:55

    Si popull nuk meritojme me mire. Sa me shpejte qe e pranojme kete fakt me pak do dhemb.

    Përgjigju
  • Bruno: 28/08/2019 21:33

    Ky e paska kuptuar qe ne shkoder nuk ka burra, udheheqin vetem grate. Burrat i kemi nxjerre per zhelesh jashte

    Përgjigju
  • sapa: 28/08/2019 19:29

    Pse grate jane te pakorruptuara ne kete vend?jane po aq te korrupuara ne mos me shume se burrat!Le qe ku ke njerez te pakorruptuar ne kete vend!

    Përgjigju
  • mos beni si bej ai por cfare thot ai: 28/08/2019 19:20

    Po ky kokrave njeriut “t mire” kur do japi doreheqje!!

    Përgjigju
  • Ariu: 28/08/2019 19:07

    Po Ky e di qe po shkel ligjin per diskriminimin, ku eshte pare kjo qe shkarkohen dhe emerohen punoniesit ne baze te gjinise

    Përgjigju
    • Diskriminim: 29/08/2019 10:08

      Fiks fare, diskriminim i paster mbi baze gjinore!

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Ligji për Gjuhët në Maqedoninë e Veriut do të shqyrtohet në mars të vitit tjetër

Ligji për Gjuhët në Maqedoninë e Veriut do të shqyrtohet në mars të vitit tjetër