PS zgjedh sot emrin që zëvendëson Valdrin Pjetrin në postin e koordinatorit politik në qarkun Shkodër. Burime për Report Tv bëjnë me dije se një emër i mundshëm që pritet të emërohet nga mbledhja e socialistëve për të koordinuar qarkun politik të kryeqendrës së Veriut është ish-deputeti socialist Astrit Beci.
Pjetri u largua nga posti i koordinatorit politik pas akuzave nga PD lidhur me një dënim në Itali në vitin 2003. Ai akuzohet nga PD se ka qenë i dënuar në Itali dhe këtë fakt e ka fshehur në formularin e dekriminalizmit përpara kandidimit për postin e kryebashkiakut të Shkodrës. PD ka publikuar disa dokumente nxjerrë nga kuestura e Firences, që tregon se kryebashkiaku i Shkodrës Valdrin Pjetri ka qenë dënuar në Itali me 18 muaj burg dhe një mijë euro gjobë për shpërndarje droge.
Pjetri i ka mohuar edhe akuzat ndaj tij, ndërsa në një reagim publik kryeministri Edi Rama është shprehur se deri kur e vërteta ligjore të dalë, Valdrin Pjetri dhe Partia Socialiste i kanë rrugët e ndara plotësisht.

Komente


e paftyre papik dinitet
PërgjigjuAstrit Beci eshte doktor i nderuar dhe burre zotni. Po nuk besoj te pranoje se i bie te gerricet me qafeleshat e forte.
PërgjigjuKa lidhje ne Benet Becin e fondeve?