'Duhet pak durim'/ Meteorologia në Report Tv: Ja kur do të 'rikthehet' vera

Për të gjithë ata kanë që kanë bërë plane për në fundjavë, duhet t'i anulojnë. Sipas meterologes së MeteoAlb, Adiola Bani moti i kthjellët me vranësira do të na shoqërojë deri në mesin e javësh së ardhshme. Bani është shprehur se shpejtësia e erës dy ditët e fundit ka shkuar deri në 75km/h, çka ka sjellë edhe dëme të mëdha materiale, si pemë të shkulura, shtylla elektrike të shkatërruara në disa prej qyteteve kryesore të vendit.

"Dje ka pasur një përshkallëzim të erës, sidomos në momentin e zhvillimit të vranësira dhe kur ka pasur shira në territor. Madje në momente të veçanta ka arritur me shpejtësi deri në 75 km/h. Kjo ka bërë që edhe të ketë ato problematika, kryesish në zonat bregdetare, në veri dhe veriperëndim të territorit dhe më pas në zonën jugore. Moti në ditën e sotme do të paraqitet kryesisht i kthjellët dhe pa shi. Dita e premte, paraditja do të jetë e kthjellët, ndërsa pasditja do të sjellë sërish vranësira në zonat veriore dhe lindore duke sjellë edhe shira lokal. Gjithashtu edhe fundjava do të paraqitet e paqëndrueshme dhe me vranësira, kryesisht gjatë orës së pasdites. Pritet që kjo situatë, ky destabilitet i motit të paraqitet deri në mesin e javësh së ardhshme, më pas do të kemi sërish rikthimin e motit me diell me temperatura 34-35 gradë celcius", u shpreh Bani për Report Tv.

Sa i përket parashikimit të motit për muajin gusht, do të jetë i nxehtë dhe i thatë, por nuk pëjashtohet mundësia për reshje shiu.


Lajmi kryesor:

Stuhitë 'pushtojnë' Shqipërinë/ Roja bregdetare në Vlorë goditet nga tubi i çadrës, 30' në gjendje kome (VIDEO)


B.K./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)