Duhet për t'u regjistruar në shkolla, Ministria e Shëndetësisë: Prindër, mos neglizhoni vaksinat e fëmijëve

Duhet për t'u regjistruar në shkolla, Ministria e Shëndetësisë: Prindër, mos neglizhoni vaksinat e fëmijëve

Ekspertët e shëndetit publik u kanë bërë thirrje prindërve që fëmijët e tyre të ndjekin programin e vaksinimit, i detyrueshëm për regjistrimin në institucionet arsimore.

Vaksinat e Kalendarit Kombëtar që sigurojnë mbrojtje për 12 sëmundje duhen bërë para regjistrimit në shkolla.

Erida Nelaj, specialiste e vaksinimit në Insitutin e Shëndetit Publik, përsërit me këmbëngulje për prindërit që të mos neglizhojnë vaksinat.

“Sigurisht me fillimin e vitit të ri shkollor është shumë i rëndësishëm dokumentimi i vaksinimit. Pasi në të gjitha institucionet arsimore prindërit duhet të dergojnë një vërtetim i cili dëshmon kryerjen e kalendarit sipas dozave përkatëse dhe moshës përkatëse. Prindërit duhet të jenë të kujdesshëm dhe të mos neglizhojnë dhe të mos mungojë asnjë vaksinë e kalendarit,”- shprehet Erida Nelaj.

Pavarësisht situatës së vështirë të shkaktuar nga COVID-19, mbulimi vaksinal me 3 dozat e para për 6 muajt e parë të 2020 është 97.8% duke treguar për aksesin që ka çdo fëmijë për të kryer vaksinimin falas pavarësisht vendit ku banon apo gjendjes sociale dhe ekonomike.

Vaksinimi i fëmijëve nga mosha 0-18 ofrohet falas në të gjithë vendin.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Veliaj: Shpërblime për fundvit për 4360 mijë punonjës të shërbimeve mbështetëse

Veliaj: Shpërblime për fundvit për 4360 mijë punonjës të shërbimeve mbështetëse