Italia, Turqia dhe Greqia, partnerët strategjikë të Shqipërisë! Rama: Të jemi të padyshimtë! Të ruhemi nga kompleksi i inferioritetit por dhe daullet e nacionalizmit

 

Në konferencën e ambasadorëve, "Tirana Diplo 2024' Kryeministri Edi Rama renditi detyra të rëndësishme për ambasadorët shqiptarë të cilët përfaqësojnë Shqipërinë në tryezat e diplomacisë ndërkombetare.

Detyra e parë, duhet rritur kujdesi ndaj shqiptarëve jashtë atdheut.

“Vullneti dhe angazhimi i plotë për të rritur kujdesin për shqiptarët jashtë atdheut. Ka shumë për të bërë por shumë gjëra kanë ndryshuar në aspektin e shërbimeve konsullore dhe përforcimin e aleancave strategjike e miqësive tradicionale.

E kur aleancat dhe miqësitë e Shqipërisë janë të qarta dhe të pandryshueshme e rëndësishme është të forcohet profili i Shqipërisë si partner i besueshëm.

Aleancat tona janë të qarta si drita e diellit. Miqësitë janë të njohura. Së treti jemi profilizuar dhe do të vijojmë të forcojmë profilin e parterëve të padyshimtë dhe miqve të palëkundur e natyrisht duke qenë në këtë pjesë të Europës që ka një trashëgimi jo të lehtë lëmshi të marrëdhënieve, historive e interesave nuk është e lehtë.

Fjala vjen. Ne jemi miq tradicional të Turqisë e Greqisë. Për ne këto janë dy miqësi shumë të rëndësishme porn ë të njëjtën kohë për ne është e shkruar e zeza mbi të bardhë, qysh në krye të herës dhe është bërë pjesë e rendit të ditës së politikës sonë të jashtme, qoftë Turqia, Greqia e Italia janë partnerët tanë strategjik.

Ne jemi vend I vogël e vetëdija e përmasës është shumë e rëndësishme për të ruajtur modestinë por dhe për të kuptuar në vijimsi domosdoshmërinë jetike për tu rritur e fuqizuar si shtet e si komb.

E për këtë është po kaq e rëndësishme të ruhemi nga humbja e sensit të përmasës sonë që në të shkuarën ka shkuar në eksese të padëshirueshme të shoqëruara me daullet e nacionalizmit folklorik dhe i ka kushtuar Shqipërisë në marrëdhëniet ndërkombëtare e nga ana tjetër të ruhemi nga kompleksi i inferioritetit pasi nuk kemi asnjë arsye, as për të parën e as për të dytën. Të dyja kanë qenë ngjyra që në mënyrë të vazhdueshme kanë përcaktuar dhe dëmtuar politikën tonë të jashtme.

Për tu rritur e fuqizuar e për të vazhduar të ushqejmë respect, prestigjin tonë duhet të flasim me qartësi e reskept me aleatët e miqtë tanë, por të pretendojmë të njëjtën qartësi dhe respect nga aleatët e miqtë tanë. Kjo është shumë e rëndësishme e kjo na ka ndihmuar që sot të jemi në një pozicvion tjetër, që në tërësi kur flitet për Shqipërinë nuk flitet për një vend në hije apo me hije. Kur Shqipëria përmendet në korridoret, zyrat apo auditoret e politikës ndërkombëtare ka tjetër tingull emri I saj.

Objektivi? 

Shqipëria të jetë gati për 2030 për tu ulur në tryezën e BE-së

E dimë shumë mirë që 2030 duhet të na gjejë në gadishmëri të plotë për tu ulur në tryezën e BE-së si anëtarë të barabartë të familjes europiane. Ne duhet të jemi gati. Është shumë më e lehtë të thuash e shumë më e vështirë ta bësh sepse kërkon që gjithcka që kemi bërë deri tani ta konsideorjmë një stad ku mund dhe duhet të ngjitemi në një nivel të ri. E për këtë arsye duhet me patjetër që trupi ynë diplomatik të ngjitet në një nivel të ri.

Tashmë në vëmendje duhet të jetë dhe zhvillimi ekonomik, mundësia për të tërhequr sa më shumë investorë.

Nga ana tjetër duhet të na thonë që është shumë e rëndësishme atë që kemi diskutuar në vijimisi e kemi parë disa zhvillime positive të pamjaftueshme. Ta vendosim shumë më qartë në rednin e ditës së punës së trupit diplomatic rritjen e përmasës ekonomike të diplomacisë sonë. Sepse sot është shumë e lehtë të flasësh për Shqipërinë e të ftosh të vijnë në Shqipëri por dhe mundësitë që ofron për të investuar këtu.

 


Lajmi kryesor:

'Në 2027 Shqipëria mirëpret samitin e NATO-s!' Rama në Konferencën e ambasadorëve: Vitin tjetër presim 44 liderë evropianë! Në 2030 duhet të jemi gati për në BE


S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja