'Në 2027 Shqipëria mirëpret samitin e NATO-s!' Rama në Konferencën e ambasadorëve: Vitin tjetër presim 44 liderë evropianë! Në 2030 duhet të jemi gati për në BE

Tirane “Tirana Diplo 2024” titullohet konferenca tre ditore e cila hapi sot punimet në Tiranë. ku të pranishëm janë të gjithë ambasadorët dhe Konsujt e Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë

Shqipëria tashmë po jeton në kohën e transformimit historik në arenën e diplomacisë ndërkombëtare dhe roli i ambasadorëve është tepër i rëndësishëm. 

Jetojmë sot në një kohë të shënjuar nga një transformim historik i Shqipërisë e kush thotë të kundërtën injoron faktet apo më keq akoma lufton me faktet si në planin e brendshëm atë të shtet ndërtimit demokratik. Progresi i kësaj kohe është i dukshëm dhe I përshëndetur botërisht. Diplomacia jonë ka hyrë në një dinamikë të re dhe ka luajtur rol kyç në këtë kohë transformuese e duhen shtyrë edhe më tutje, tha Kryeministri Edi Rama në fjalën e hapjes së kësaj konference. 

Si provë që Shqipëria ka pësuar transformimin historik, falë dhe punës së ambasadorëve, janë dhe dy evente të rëndësishme ndërkombëtare të cilat sipas Ramës do të jetë organizatorja dhe mikpritësja.

‘Vitin e ardhshëm do të jemi vendi që do të mikpresë  liderët e 44 shteteve europiane  nga Britania e Madhe në Ukrainë apo nga Suedia, Norvegjia deri në Turqi, vitin e ardhshëm  në samitin e Komunitetit Politik Europian. Po ashtu ky respekt, besim e prestigj dhe roli i nje tjetër ambasadori që e sjell këtu si  një shembull jo për ta vecuar nga të tjetër por të rinënvizuar sa e rëndësishme për ne është që të përfaqësohemi me volumin maksimal të ambicies e aftësisë për të qenë të respektueshëm, gjë që na jep mundësinë të jemi mikpritës të samitit të NATO-s në 2027. Gjëra që ju e dini më mirë se unë që as nuk mund të imagjinoheshin vite më parë. Që Shqipëria të bëhej një pikë referimi e ti besoheshin të tilla role. Ndërkohë kemi pasur dhe kryesimin e OSBE-së” nënvizoi Rama. 

E kur aleancat dhe miqësitë e Shqipërisë janë të qarta dhe të pandryshueshme e rëndësishme është të forcohet profili i Shqipërisë si partner i besueshëm.

'Vullnet dhe angazhimi i plotë për të rritur kujdesin për shqiptarët jashtë atdheut. E kur aleancat dhe miqësitë e Shqipërisë janë të qarta dhe të pandryshueshme e rëndësisshme është të forcohet profili i Shqipërisë si partner i besueshëm. Të ruhemi nga daullet e nacionalizmit folklorik por as kompleks inferioriteti të mos kemi'  tha Rama. 

Rama bëri publik dhe objektivin. Shqipëria duhet të jetë gati për tu ulur në tryezën e BE-së në 2030 dhe për këtë roli i ambasadorëve është tepër i rëndësishëm dhe duhet të ngjiten  në një nivel të ri.

"E dimë shumë mirë që 2030 duhet të na gjejë në gadishmëri të plotë për tu ulur në tryezën e BE-së si anëtarë të barabartë të familjes europiane. Ne duhet të jemi gati. Është shumë më e lehtë të thuash e shumë më e vështirë ta bësh sepse kërkon që gjithcka që kemi bërë deri tani ta konsideorjmë një stad ku mund dhe duhet të ngjitemi në një nivel të ri. E për këtë arsye duhet me patjetër që trupi ynë diplomatik të ngjitet në një nivel të ri"

Duke u ndalur tek Shqipëria në rajon qasja është e qartë.Ndërsa Shqipëria do të ketë seli diplomatike dhe në Bosnje Hercegovinë.

Leximi i të ardhmes me sy të të shkuarës nuk na takon. Leximi ynë është ai i të lexuarit të së shkuarës me sy të të ardhmes. Kjo është qasja e pika kyçe mbi të cilat ngremë marrëdhëniet e ndërveprimet me rajonin. Duhet të bëjmë më shumë me Italinë, Turqinë e Greqinë. Së shpejti duhet të çelim dyert e ambasadës në Bosnje Hercegovinë. 

As Kosova nuk duhet lënë mënjanë

 “Detyra që ne kemi për të mbështetur formësimin përfundimtar të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës" tha Rama.

Një vëmëndje më të madhe ambasadorët duhet ti kushtojnë diplomacisë ekonomike dhe për këtë tashmë sytë duhet të kthehen edhe përtej kontinentit Europian. 

Sigurisht hapësira e BE-së është hapësira më natyrale për marrëdhëniet tona tregtare, e biznese por të mos harrojmë që kemi miq e miqësi të mira që kemi përforcuar ndjeshëm dhe duhet të kërkojmë më shumë, me Emiratet e Bashkuara, Arabinë Saudite, Azerbajxhanin, që janë tre vende që ushqejnë ndjenja e kanë interes për të forcuar marrëdhëniet me ne. dhe patjetër me Kuvajtin që është mik nga kohë më të vjetra për shkaqe historike që I dini dhe me Katarin” u shpreh Rama në fjalimin e tij para ambasadorëve. 

Është koha për të investuar në hapjen e dyerve në Indonezi, Filipine ku BE ka kthyer kokën për të kërkuar forcë punëtore.

Me Indonezinë kemi vendosur marrëdhënie që kanë dhe interes shumë të madh me ne, ashtu si dhe marrëdhëniet me Filipinet pasi të gjitha vendet e BE-së sot janë duke trokitur nëpotencial shumë të madh ato dyer për forca të reja pune dhe kjo është marrëdhënie shumë e rëndësishme. 

Më pas dhe Afrika e Kenia

“Në Afrikë jemi krejtësisht të munguar dhe unë besoj që është e drejtë të hapim derën e parë në Kenia. Na duhet për shumë arsye e në mos për arsye të tjera"

Ndërkohë Ministri i Jashtëm Igli Hasani, në fjalën e tij u ndal dhe tek drafti i ligjit të shërbimit të jashtëm, për të cilin tha se është në përputhje me sfidat e diplomacisë shqiptare dhe se do të mundësojë të mbahen larg të paaftit dhe mediokrit në diplomaci.

 “Tirana Diplo 2024” mbahet nga 26-28 gusht në Pallatin e Kongreseve dhe janë të pranishëm ambasadorët dhe Konsujt e Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është organizatore e konferencës që ka në fokus sfidat e diplomacisë shqiptare në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, zhvillimet rajonale dhe të sigurisë, diplomacinë ekonomike, kulturore dhe turizmin.

Axhenda e konferencës
09:30  – Hapja e Konferencës së Ambasadorëve
Igli Hasani, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipërisë
Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë
10:30 – 11:15 Rrugëtimi dhe dinamikat e procesit të integrimit në BE
Folës kryesorë
Igli Hasani, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme
Tanja Fajon, Zv.Kryeministre dhe Ministre për Punët e Jashtme dhe Çështjet Evropiane e Republikës së Sllovenisë
Ora 12:00 – Ministri Hasani do të presë në një takim dypalësh në MEPJ, Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon, e cila do të zhvillojë vizitë zyrtare në Tiranë.
Pas takimit, dy ministrat do të dalin në një deklaratë të përbashkët për mediat.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:56
Nga Emiratet e Bashkuara, në Katar, Afrikë e Kenia' Rama u lë detyra të qarta ambasadorëve: Investoni në forcimin e marrëdhënieve! Indonezi e Filipine potencial për të marrë fuqi punëtore

 

Kryeministri Edi Rama foli për nevojnë e shtrirjes së marrëdhënieve tregtare e bizneseve përtej BE-së në Emiratet e Bashkuara Arabe, Azerbajxhan e Katar, vende që ushqejnë ndjenja miqësore me Shqipërinë.

“Sigurisht hapësira e BE-së është hapësira më natyrale për marrëdhëniet tona tregtare, e biznese por të mos harrojmë që kemi miq e miqësi të mira që kemi përforcuar ndjeshëm dhe duhet të kërkojmë më shumë, me Emiratet e Bashkuara, Arabinë Saudite, Azerbajxhanin, që janë tre vende që ushqejnë ndjenja e kanë interes për të forcuar marrëdhëniet me ne. dhe patjetër me Kuvajtin që është mik nga kohë më të vjetra për shkaqe historike që I dini dhe me Katarin”

Jo vetëm! Është koha për të investuar në hapjen e dyerve në Indonezi, Filipine ku BE ka kthyer kokën për të kërkuar forcë punëtore.

Kemi arsye të qenësishme jo vetëm për të besuar por dhe për të investuar në hapjen e dyerve të misioneve tona të reja, qoftë në Indonezi. Me Indonezinë kemi vendosur marrëdhënie që kanë dhe interes shumë të madh me ne, ashtu si dhe marrëdhëniet me Filipinet pasi të gjitha vendet e BE-së sot janë duke trokitur në potencial shumë të madh ato dyer për forca të reja pune dhe kjo është marrëdhënie shumë e rëndësishme. Radha është shumë e gjatë, por duke qenë vend i vogël nëse do të arrijmë të kultivojmë si duhet raportet besojmë se do të bëjmë kapërcime të radhës.

Më pas dhe Afrika e Kenia

“Në Afrikë jemi krejtësisht të munguar dhe unë besoj që është e drejtë të hapim derën e parë në Kenia. Na duhet për shumë arsye e në mos për arsye të tjera"

Ora 10:29
Konferenca e ambasadorëve, Rama: Duhet të bëjmë më shumë me Turqinë, Greqinë e Italinë! Së shpejti çelim ambasadën në Bosnje Hercegovinë

 

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij nga konferenca e ambasadorëve, u shpreh se duhet bërë më shumë në raport me Greqinë, Turqinë dhe Italinë, që i cilësoi si partnerët strategjikë të Shqipërisë. 

Sa i takon rajonit pozicioni diplomatik i Shqipërisë është i qartë. 

"Duam të promovojmë paqen e bashkëpunimin! Duam të promovojmë rajonin si një e tërë se ky është interesi ynë kombëtar. Shqipëria si vendet e tjera të rajonit është shumë e vogël për të ofruar atë që mund të ofrojë nëse hapësira e saj ekonomike dhe tregtare është një hapësirë e integruar rajonalisht.

Kjo s’ka nevojë për shkencë për tu kuptuar. Është e rëndësishme të fuqizojmë sa të mundemi e nxisim sa të mundemi çdo energji që e bën rajonin më bashkëpunues e më paqësor e më të ndjeshëm ndaj të ardhmes e më pak të ndjeshëm ndaj të shkuarës. Leximi i të ardhmes me sy të të shkuarës nuk na takon. Leximi ynë është ai i të lexuarit të së shkuarës me sy të të ardhmes. Kjo është qasja e pika kyçe mbi të cilat ngremë marrëdhëniet e ndërveprimet me rajonin.

Duhet të bëjmë më shumë me Italinë, Turqinë e Greqinë. Së shpejti duhet të çelim dyert e ambasadës në Bosnje Hercegovinë. 

Ora 10:12
Italia, Turqia dhe Greqia, partnerët strategjikë të Shqipërisë! Rama: Të jemi të padyshimtë! Të ruhemi nga kompleksi i inferioritetit por dhe daullet e nacionalizmit

 

Në konferencën e ambasadorëve, "Tirana Diplo 2024' Kryeministri Edi Rama renditi detyra të rëndësishme për ambasadorët shqiptarë të cilët përfaqësojnë Shqipërinë në tryezat e diplomacisë ndërkombetare.

Detyra e parë, duhet rritur kujdesi ndaj shqiptarëve jashtë atdheut.

“Vullneti dhe angazhimi i plotë për të rritur kujdesin për shqiptarët jashtë atdheut. Ka shumë për të bërë por shumë gjëra kanë ndryshuar në aspektin e shërbimeve konsullore dhe përforcimin e aleancave strategjike e miqësive tradicionale.

E kur aleancat dhe miqësitë e Shqipërisë janë të qarta dhe të pandryshueshme e rëndësishme është të forcohet profili i Shqipërisë si partner i besueshëm.

Aleancat tona janë të qarta si drita e diellit. Miqësitë janë të njohura. Së treti jemi profilizuar dhe do të vijojmë të forcojmë profilin e parterëve të padyshimtë dhe miqve të palëkundur e natyrisht duke qenë në këtë pjesë të Europës që ka një trashëgimi jo të lehtë lëmshi të marrëdhënieve, historive e interesave nuk është e lehtë.

Fjala vjen. Ne jemi miq tradicional të Turqisë e Greqisë. Për ne këto janë dy miqësi shumë të rëndësishme porn ë të njëjtën kohë për ne është e shkruar e zeza mbi të bardhë, qysh në krye të herës dhe është bërë pjesë e rendit të ditës së politikës sonë të jashtme, qoftë Turqia, Greqia e Italia janë partnerët tanë strategjik.

Ne jemi vend I vogël e vetëdija e përmasës është shumë e rëndësishme për të ruajtur modestinë por dhe për të kuptuar në vijimsi domosdoshmërinë jetike për tu rritur e fuqizuar si shtet e si komb.

E për këtë është po kaq e rëndësishme të ruhemi nga humbja e sensit të përmasës sonë që në të shkuarën ka shkuar në eksese të padëshirueshme të shoqëruara me daullet e nacionalizmit folklorik dhe i ka kushtuar Shqipërisë në marrëdhëniet ndërkombëtare e nga ana tjetër të ruhemi nga kompleksi i inferioritetit pasi nuk kemi asnjë arsye, as për të parën e as për të dytën. Të dyja kanë qenë ngjyra që në mënyrë të vazhdueshme kanë përcaktuar dhe dëmtuar politikën tonë të jashtme.

Për tu rritur e fuqizuar e për të vazhduar të ushqejmë respect, prestigjin tonë duhet të flasim me qartësi e reskept me aleatët e miqtë tanë, por të pretendojmë të njëjtën qartësi dhe respect nga aleatët e miqtë tanë. Kjo është shumë e rëndësishme e kjo na ka ndihmuar që sot të jemi në një pozicvion tjetër, që në tërësi kur flitet për Shqipërinë nuk flitet për një vend në hije apo me hije. Kur Shqipëria përmendet në korridoret, zyrat apo auditoret e politikës ndërkombëtare ka tjetër tingull emri I saj.

Objektivi? 

Shqipëria të jetë gati për 2030 për tu ulur në tryezën e BE-së

E dimë shumë mirë që 2030 duhet të na gjejë në gadishmëri të plotë për tu ulur në tryezën e BE-së si anëtarë të barabartë të familjes europiane. Ne duhet të jemi gati. Është shumë më e lehtë të thuash e shumë më e vështirë ta bësh sepse kërkon që gjithcka që kemi bërë deri tani ta konsideorjmë një stad ku mund dhe duhet të ngjitemi në një nivel të ri. E për këtë arsye duhet me patjetër që trupi ynë diplomatik të ngjitet në një nivel të ri.

Tashmë në vëmendje duhet të jetë dhe zhvillimi ekonomik, mundësia për të tërhequr sa më shumë investorë.

Nga ana tjetër duhet të na thonë që është shumë e rëndësishme atë që kemi diskutuar në vijimisi e kemi parë disa zhvillime positive të pamjaftueshme. Ta vendosim shumë më qartë në rednin e ditës së punës së trupit diplomatic rritjen e përmasës ekonomike të diplomacisë sonë. Sepse sot është shumë e lehtë të flasësh për Shqipërinë e të ftosh të vijnë në Shqipëri por dhe mundësitë që ofron për të investuar këtu.

 

Ora 10:07
Konferenca 'Tirana Diplo 2024', kryeministri Rama: Vitin e kaluar pritëm 10 milionë turistë! Këtë vit shifra pritet më e lartë

 

Kryeministri Edi Rama, nga konferenca e ambasadorëve “Tirana Diplo 2024”, teksa foli për turizmin, u shpreh se këtë vit shifrat pritet të jenë më të larta se vitin e kaluar, ku Shqipëria priti 10 milionë turistë. 

Rama theksoi se ka një rritje të investimeve të huaja në vend në disa sektor.

“Sot Shqipëria është mangnet që tërheq vizitor, vjet arritëm që të kishim 10 milionë turistë dhe shifra e këtij viti mund të jetë edhe me e lartë dhe është një e dhënë që reflketohet në zhvillimin e vendit, në rritjen e ekonomisë dhe pagave në vend. Sot kemi një pagë në sektorinë publik që shkon 900 euro, në sektorin privat sot paga është më e lartë se më parë. Kemi një rritje të investimeve të huaja dhe kemi një interesim të madhe për Shqipërinë, jo vetëm në askeptin e turizmit, por edhe në sektorët strategjik nga energjia tek telekomunikacioni, ndërtimi e me radhë dhe këto duhet të na thonë që stadi në të cilin gjendemi është i favorshëm për të synuar hapin e madh përfundimtar dhe për ta vendosur flamurin tonë në oborrin e BE në Bruksel ”, tha ai.

Ora 09:38
Ligji i ri për Shërbimin e Jashtëm, Hasani: Nuk do të jetë streha e të paaftëve e mediokërve! Hap dyert për shqiptarët në organizata ndërkombëtare

 

Ministri i Jashtëm Igli Hasani, në fjalën e tij në konferencën e ambasadorëve “Tirana Diplo 2024”, foli për Ligjin e ri për Shërbimin e Jashtëm, i cili sipas tij do të energjizojë diplomacinë. 

Ministri theksoi se ligji nuk do të jetë streha e të paaftëve e mediokërve, ndërsa theksoi se do të hap dyert e shërbimit të jashtëm për gjithë shqiptarët që punojnë në organizata ndërkombëtare. 

"Ndërkohë shumë shpejt do të kemi edhe një ligj të ri të shërbimit me jashtë. Ky ligj nuk është hartuar thjeshtë për të hartuar diçka, por t’i shërbejë frymës së re dhe dinamikës që t’i japim punës e veprimtarisë diplomatike në çdo dimension, brenda e jashtë vendit, në marrëdhëniet dypalëshe dhe ato shumëpalëshe, me organizatat ndërkombëtare e tjerë. Mbi të gjitha, ligji nuk do të jetë streha e të paaftëve e mediokërve, po do të mbështesë e stimulojë gjithkënd që e do këtë profesion dhe i është përkushtuar me mish e me shpirt. Ndër shumë të tjera, ligji do të hapë dyert e shërbimit të jashtëm për gjithë shqiptaret e shqiptarët që punojnë në organizata ndërkombëtare duke u njohur meritat, punën dhe kontributin", tha ai. 

Hasani është shprehur se me këtë konferencë ringjallet një tradite e dobishme për diplomacinë e vendit tonë.

"Me Konferencën e Ambasadorëve, ringjallim një traditë të dobishme për diplomacinë tonë. Konferenca është instrument efektiv se çfarë duhet bërë më shumë dhe më mirë në vijim. Politika e jashtme e Shqipërisë në vitet e fundit ka pasur arritje të panjohura më parë. Këto arritje kanë forcuar imazhin e vendit dhe e kanë bërë diplomacinë më pro aktive. Nuk duhet ta ulim ritmin e punës, nuk duhet të ngecim në vend. Ligji i ri i Shërbimit të Jashtëm, synon t’i japë një energji të re diplomacisë sonë", tha ai. 

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka përfunduar draftin dhe ka publikuar për konsultim publik projektligjin “Për shërbimin e jashtëm në Republikën e Shqipërisë”. Ligji ka si qëllim funksionet dhe mënyrën e organizimit të Shërbimit të Jashtëm të Republikës së Shqipërisë, procedurën e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike dhe procedurat e emërimit të kreut të misionit diplomatik, postit konsullor dhe personelit të tyre.

Fjala e plotë e Ministrit Igli Hasani: 

I nderuar zoti Kryeministër, të nderuara zonja deputete, të dashur kolegë, miq e të ftuar

Zonja e zotërinj ambasadorë, konsuj të përgjithshëm. Rëndom falenderimet bëhen në fund të një ligjërate, por do t’i shpreh në krye të kësaj hyrjeje të shkurtër.

Përfitoj nga rasti të falenderoj kryeministrin Edi Rama për praninë e sotme këtu në konferencën tonë dhe vëmendjen që i ka kushtuar dhe vazhdon t’i kushtojë diplomacisë, punës dhe dinamikës së politikës sonë të jashme.

Një falënderim i veçantë shkon për zëvendëskryeministren dhe kolegen nga Sllovenia, Tanja Fajon, mike e mirë e Shqipërisë dhe e shqiptarëve, mbështetëse dhe avokate e proceseve të integrimit europian të Shqipërisë, por edhe të vendeve të rajonit; e cila do të na bashkohet pas pak;

E pa dyshim mirënjohja ime shkon edhe për kryetaret e komisioneve parlamentare, të gjithë kolegët ministra, dhe ata përfaqësues të shoqërisë  civile, mediave e botës akademike, shqiptarë e miq të huaj, të cilët patën mirësinë të bëhen pjesë e këtij kuvendi tri ditor, shprehje elokuente e faktit që politika e jashtme e vendit tonë dhe zbatuesit e saj nuk janë një sekt i mbyllur e i izoluar nga pjesa tjetër e shoqërisë shqiptare, por sot e gjithë ditën një sistem i hapur, demokratik.

Pa ngurruar mund të themi se diplomacia jonë është një organizëm i gjallë, shumëdimensional, i projektuar drejt së ardhmes, e cila vepron sipas parimit të enëve komunikuese jo vetëm me segmentet e tjerë të qeverisë e të shtetit, por edhe të mbarë shoqërisë, një ekip i aftë të përballojë sfidat komplekse të botës ku jetojmë dhe të ofrojë perspektiva.

Pse Konferenca e Ambasadorëve mbahet sot pas tetë vjetësh? Ideja ishte të ringjallim një traditë të dobishme dhe t’i rikthehemi përvojës për të shkëmbyer mendime dhe bashkëvepruar mes gjymtyrëve të të njëjtit organizëm, duke sendërtuar një sinergji të domosdoshme mes tyre. E parë si një moment reflektimi dhe bilancesh të punës së përbashkët, Konferenca duhet të shërbejë si një instrument efektiv se çfarë duhet bërë më shumë dhe, ç’është më e rëndësishme, çfarë duhet bërë më mirë sot e në ditët në vazhdim. Dhe kjo konferencë do të jetë një takim i përvitshëm e nuk do të presim me vite për ta kujtuar si vegim.

Vitet e fundit politika e jashtme e Shqipërisë ka njohur rritje me rëndësi e të panjohura më parë: Këshilli i Sigurimit të OKB-së, kryesia e OSBE-së, Këshilli i të Drejtave të Njeriut në Gjenevë, samiti i vendeve të Europës Juglindore – Ukrainë, Presidenca e Procesit të Berlinit, e një seri e gjatë nismash rajonale; lista do të zgjatej ndaj po ndalem këtu. Sigurisht, këto arritje jo thjesht e vetëm i kanë dhënë një profil të ri imazhit të vendit në botë, por e kanë bërë diplomacinë gjithnjë e më pro aktive, çka na shtyn të ndihemi kryelartë në punën e veprimtarinë tonë, por, nga ana tjetër, edhe më të përgjegjshëm, më të vetëdijshëm dhe më kërkues ndaj vetes. Kjo do të thotë se tanimë nuk na lejohet ta ulim ritmin e punës dhe aq më pak të ngecim në vend.

Të nderuar kolegë, Gjatë këtij viti, unë kam mundur të mbështetem tek ju dhe tek përkushtimi juaj për t'i shërbyer vendit tonë. Pavarësisht se ndonjëherë përballemi me erëra të pafavorshme dhe ngjarje të papritura, mendoj dhe mund të them se kemi ndërmarrë veprime reale dhe po ndërtojmë standarde të dobishme për veprim kolektiv.

Gjëja e dytë që doja të theksoja në nderimin e punës së bërë në këto vitet e fundit është multilateralizmi efektiv të cilin, edhe pse vend i vogël kemi ditur ta mbrojmë e të bëhemi aktorë.

Megjithatë kjo nuk mjafton. Pritshmëritë janë të mëdha dhe përkushtimi juaj për t'i shërbyer vendit dhe qytetarëve tanë duhet t’i tejkalojë ato. Diplomacia jonë tashmë është veprimtaria e njerëzve me prejardhje të ndryshme, aftësitë e të cilëve janë formësuar jashtë përkatësisë së një trupi të vetëm. Ndaj edhe nisur nga përvoja dhe aftësitë e secilit prej jush, nga disa profesione, presim që t’i inkorporoni më mirë ato në shërbimin tonë të jashtëm, e kështu të na mundësoni të kemi një diplomaci më të shkathët, më të aftë dhe më të fortë. Po ashtu, është e rëndësishme që të kombinojmë aftësitë specifike të profesionit të diplomatit me njohuri të specializuara në fusha të tjera, teknologji dhe media sociale, dhe ku Ministria e Jashtme do të duhet të sigurojë një koordinim ndërministror duke zbatuar sinergji dhe njohuri efektive, por duke marrë qartësisht drejtimin.

Së afërmi Ministria për Europën dhe Punët e Jasht do të ketë një strukturë të re, e cila, para së gjithash, rreh të përmirësojë punën dhe, gjithashtu, të zhdërvjelltësojë e intensifikojë marrëdhëniet mes dy gjymtyrëve kryesorë: Ministri dhe Përfaqësi, të cilat, në gjykimin tim, duhet të ushqejnë njëra-tjetrën me një energji të pandërprerë. Fragmentarizmi dhe refraktarizmi duhet t’i përkasin të shkuarës, ashtu si dhe mendësia e ndarjes në gjirin e këtij shërbimi në të privilegjuar dhe punëtorë me mëditje.

Edhe pse nuk bëhet fjalë për një strukturë e re në ngrehinën e diplomacisë shqiptare, Akademia Diplomatike detyrimisht duhet të ketë një fytyrë dhe një përmbajtje të re dhe të shërbejë si një urë komunikimi e bashkëpunimi mes aktorëve të politikës së jashtme dhe shoqërisë civile e botës akademike.

Ndërkohë shumë shpejt do të kemi edhe një ligj të ri të shërbimit me Jashtë. Ky ligj nuk është hartuar thjeshtë për të hartuar diçka, por t’i shërbejë frymës së re dhe dinamikës që rrahim t’i japim punës e veprimtarisë diplomatike në çdo dimension, brenda e jashtë vendit, në marrëdhëniet dypalëshe dhe ato shumëpalëshe, me organizatat ndërkombëtare etjerë. Mbi të gjitha, ligji nuk do të jetë streha e të paaftëve e mediokërve, po do të mbështesë e stimulojë gjithkënd që e do këtë profesion dhe i është përkushtuar me mish e me shpirt. Ndër shumë të tjera, ligji do të hapë dyert e shërbimit të jashtëm për gjithë shqiptaret e shqiptarët që punojnë në organizata ndërkombëtare duke u njohur meritat, punën dhe kontributin.

Këtu më lejoni ta mbyll këtë fjale hapëse për t’i hapur rrugë fjalës së kryeministrit, i bindur që po e prisni me interes e kërshëri. Punë të mbarë. Faleminderit!  

S.B/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 27/08/2024 02:59

    /LIGJI/,100 % dakord me ju.

    Përgjigju
  • Ligji: 26/08/2024 19:44

    Miliona te shpenzuara per nje show pa vlere qe ka mbledhur disa kukulla qe e turperojnw shqiperine me emrin diplomat. Te pakten Sali Qameti na e kursente kete cirk te peshtire dhe te genjeshtert.

    Përgjigju
  • EB: 26/08/2024 19:12

    Sa bukur Albana Dautllari... vetem i mungon dashnori Ferit Hoxha ne krah.

    Përgjigju
  • Alb: 26/08/2024 18:22

    Prej 1992 e 2030 gati 40 vjet per me u fute europ nje brez iku per lesh tu prite

    Përgjigju
  • Tedi: 26/08/2024 15:41

    Kta jane ata qe hane dhe pine dhe nuk ndihen i kemi te githe ne per lagje por kur nuk hane ulerasin si te virgjer

    Përgjigju
  • Or djale: 26/08/2024 12:23

    Bukur kjo foto po Muç Nano pse eshte kaq mbrapa kur ishte ne stadjum ne Gjermani me ato qe spak nxjerr urdher arreste ishte shume i qeshur dhe i lumtur.Ky eshte sherbimi dipllomatik i shqiprise me konsuj qe i sherbejne krimit dhe te ketkuarve te drejtesise?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja