'Duhet të kemi besim te stafi', Reja flet për 'finalen' me Bjellorusinë! Berisha injoron komentet për golin: Të luajmë vetëm për fitore (VIDEO)

Të mërkurën në orën 16:00 Kombëtarja do të luajë ndeshjen e fundit në grupin e Ligës së Kombeve kundër Bjellorusisë, e cilësuar edhe si finale, pasi vetëm në rast fitoreje kuqezinjtë do mund të kapin vendin e parë. Për këtë sfidë Edy Reja nuk do të ketë të gatshëm Abrashin, më të mirin kundër Kazakistanit për shkak kartonash, ndërsa në pikëpyetje është edhe Gjasula, i dëmtuar në krah. Sipas trajnerit nuk do të ketë shumë ndryshime në formacion, ndërsa për përballjen deklaron:

“Është një ndeshje finale. Duhet të jemi të qetë, të kemi siguri. Duhet të kemi besimin e njerëzve dhe stafit teknik. Të qëndrojmë të qetë. Presioni është pjesë e futbollit. Kemi cilësitë e duhur për të bërë një ndeshje të mirë futbolli.”

Ndërkohë kapiteni Etrit Berisha, i cili është kritikuar shumë për golin e pësuar nga mesi i fushës me Kazakistanin, injoroi të gjithë komentet, ndërsa për sfidën me Bjellorusinë deklaroi:

“Kemi kualitet më të lartë se ekipet e tjera në grup. Duhet të futemi të qetë për të fituar ndeshjen. Të gjithë çunat janë të vetëdishëm që duhet të japim maksimumin.”

Sfidën me Bjellorusinë në Air Albania do ta drejtojnë një katërshe arbitrash nga Rumania, ndërsa nëse arrijmë në vendin e parë Shqipëria sezonin e ardhshëm do të ngjitet në Ligën B të Ligës së Kombeve dhe do të luaj në ‘play-off’. Jo vetëm kaq, por do të fitojë edhe 1.1 mln euro, ndërsa mund të ngjitet edhe një vazo në shortin e kualifikuseve të Botërorit, shorti i të cilëve do të hidhet në muajin dhjetor.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Avokati i Popullit? Bushka: U vonua nga kaosi i opozitës! Shumë shpejt do të zgjidhet

Avokati i Popullit? Bushka: U vonua nga kaosi i opozitës! Shumë shpejt do të zgjidhet