MALMO - Etrit Berisha ishte protagonisti absolut në finalen e Kupës së Suedisë, duke udhëhequr skuadrën e tij Hacken drejt triumfit ndaj Malmos pas një sfide dramatike që u vendos pas goditjeve të penalltive, në fushën e këtyre të fundit.
Ndeshja përfundoi 0-0 në kohën e rregullt, por në lotarinë e penalltive, ish-portieri i Kombëtares shkëlqeu duke pritur dy penallti vendimtare, të parën dhe të tretën, si edhe realizoi vetë penalltinë e katërt për skuadrën e tij. Hacken fitoi me rezultatin 4-2, duke fituar për herë të katërt në histori këtë trofe.
Berisha u shpall lojtari i ndeshjes jo vetëm për performancën e tij në penallti, por edhe për pritjet e shumta vendimtare gjatë lojës.
“Ndihem shumë mirë. Të gjithë djemtë besuan, edhe pse kishim shumë mungesa. Të rinjtë dhanë gjithçka dhe dolën shumë mirë, edhe pse ishte një ndeshje e vështirë. Tani do të mund të luajmë në Evropë”, u shpreh Berisha pas finales.
Portieri kuqezi shtoi se nuk është hera e parë që shënon penallti. “Nuk është hera e parë që pres penallti dhe shënoj. Bëmë një punë të madhe kundër një prej skuadrave më të mira në Suedi, në fushën e tyre. E dinim që do të ishte e vështirë, por nuk u dorëzuam kurrë”, tha ai. Pas thuajse një sezoni pushim, Berisha u rikthye në fushë dhe ia doli të ngrejë trofeun me Hacken.
Sfida finale nuk ishte e qetë, pasi problemet me tifozët nuk munguan dhe përballja u vonua për minuta të tëra në dy raste.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Shkurt, 10:30
Haga kërkon dënimin me 180 vite burg për ish-krerët UÇK, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
5.6%
-
Të gabuar
90.2%
-
Nuk kam mendim
4.2%
Vota total: 4878
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dy klube angleze vëzhgojnë nga pranë Ernest Muçin
12 Shkurt, 14:04
-
Suedia ashpërson ligjin e shtetësisë, ja çfarë ndryshon për emigrantët
9 Shkurt, 18:58
-
VIDEO/ Ernest Muçi vijon shkëlqimin, Arlind Ajeti dopietë në Turqi! Shënon edhe Seferi
9 Shkurt, 13:28
-
Myrto Uzuni rikthehet në Evropë? Në horizont shfaqet klubi i Superligës turke
6 Shkurt, 13:13
-
Juljan Shehun e kërkuan katër klube në janar, mesfushori i Kombëtares për play-off-in e Botërorit: Polonia ka avantazhin e tifozëve, ndeshja do vendoset nga detajet
5 Shkurt, 12:10
-
Zyrtare/ Gjashtë ndeshje me Kombëtaren, Giacomo Vrioni rikthehet në Itali dhe firmos në Serie B! Shok skuadre me Shpendin
5 Shkurt, 11:34
-
Videot e natës, dy vëllezër shqiptarë në qendër të hetimit të BBC! Fitonin para e miliona shikime duke filmuar vajzat në këndet intime
4 Shkurt, 17:11
-
Jasir Asani hedh poshtë zërat për largimin nga Irani: Do të luftojmë së bashku për suksesin
4 Shkurt, 14:41
-
Tetë futbollistët e Kombëtares që ndryshuan ekip gjatë merkatos së janarit
4 Shkurt, 12:06
-
VIDEO/ Ernest Muçi shkëlqen në Kupën e Turqisë, gol dhe asist në fitoren e Trabzonsporit
4 Shkurt, 08:43
-
Zyrtare/ Rey Manaj rikthehet te Sivasspori në Turqi, firmos për tre vite e gjysmë
3 Shkurt, 14:24
-
Turqia si 'toka e premtuar', kampionati turk parakalon Italinë! Bëhet furnizuesi më i madh për Kombëtaren e futbollit
3 Shkurt, 11:38