"Duhet të mendohemi dy herë para
se të vihemi në kërkim të alienëve"

se të vihemi në kërkim të alienëve"">
Një shkencëtar, i cili është përgjegjës për gjetjen e shenjave të jetës në hapësirë ka paralajmëruar njerëzimin se duhet të mendohet dy herë para se të bien në kontakt me alienët.

Profesor, Matthew Bailes me bazë në Swinburne në Universitetin e Melburnit po drejton përpjekjet e Australisë për të gjetur jetë jashtë Tokës.

Ai thotë se kontakti me alienët që mund të jenë në gjendje të transmetojnë sinjale të fuqishme qindra vite dritë larg Tokës mund të çojë në shkatërrimin e njerëzimit, pasi mendohet se ata mund të jenë shumë më të avancuar se ne.

Bailes është vënë në fundmi në krye të një projekti me 100 milionë dollarë të financuar nga miliarderi rus, Yuri Milner dhe mbështetur nga profesori Stephen Hawking.
 

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron