'Duhet të ringrihemi', Kalari flet para ndeshjes me Vllazninë. Trajneri i Shkodranëve: Nga Tirana të mos dalim pa pikë (VIDEO)

Partizani i zhytur në krizë ashtu si të gjithë skuadrat e tjera të Superligës do të luajë të dielën ndeshjen e fundit për këtë vit kalendarik në kampionat. Përballë Vllaznisë, të kuqtë të cilët gjenden 5 pikë larg kryesueve të Kukësit dhe që prej tre ndeshjesh nuk njohin rezultat tjetër përveçse humbjeve, do të synojnë të rikthehen të fitoret. Në prag të sfidës trajneri I përkohshëm Renaldo Kalari është shprehur:

“Të jemi realist, nuk është një nga ato situatat e mira, 3 humbje ndikojne te skuadra psikologjikisht, moralisht, por jemi Partizani dhe brenda vetes sonë duhet të gjejmë forca për t’u ringritur dhe për të vazhduar kampionatin, për të shkuar aty ku i takon Partizanit.”

Ndërkohë te Vllaznia pas humbjes në mesjavë kundër Kukësit kërkojnë të rikthehen te pikët:

"Për ne është shumë e rëndëshisme që në ndeshjen me Partizanin të marrim pikë. Unë kam besim tek ekipi për ta arritur këtë gjë. Sa herë i kam kërkuar pikë jashtë ekipit, aq hereia kemi arritur.”

Tirana e drejtuar nga Egbo do të luajë në transfertë kundër Laçit, në një ndeshje që shumë herë ka prodhuar xixa si brenda dhe jashtë fushe. Në rast se fitohet do të ishte e treta radhazi për bardheblutë dhe për trajnerin Egbo, që i pyetur nëse do vijojë të qëndroje edhe pas dhjetorit te Tirana përgjigjet:

“Nuk e di pse ma bëni pyetje. Të mbarojmë ndeshjen dhe flasim me klubin. Unë e kam marrë vendimin. Jam në dispozicion të klubit më të madh në Shqipëri. Jam gati të jap 100%.”

Kukësi kryesues ndërkohë do të presë Skënderbeun në Elbasan, ndërsa dy takimet e tjera që po ashtu luhen në orën 13:00 janë Bylis-Luftëtari dhe Flamurtari-Teuta.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?



×

Lajmi i fundit

Kung Fu në Berat, 70 djem e vajza praktikojnë artet marciale! Mjeshtri: Sport i vetëmbrojtjes me shumë vlera

Kung Fu në Berat, 70 djem e vajza praktikojnë artet marciale! Mjeshtri: Sport i vetëmbrojtjes me shumë vlera