Duhet t’i gëzojë shqiptarët rikthimi i pasardhësve fashistë të Musolinit, apo duhet t’i trishtojë ata?!

Duhet t’i gëzojë shqiptarët rikthimi i pasardhësve fashistë të Musolinit, apo duhet t’i trishtojë ata?!

E sigurt është se të gjithë emigrantët në Itali, përfshirë edhe ata shqiptarë, nuk do t’i kenë edhe aq mirë punët duke nisur nga dita e nesërme, por disa shqiptarë “patriotë” çuditërisht janë të gëzuar dhe të lumtur nga triumfi i neo/fashistëve italianë. Një lajm i mirë për katolikët fanatikë, por aspak i këndshëm për religjonet e tjera, liberalët, si dhe për të ardhmen e Shqipërisë në BE, me shumicë dërrmuese muslimane.

Italianët janë shumë pranë zgjedhjes së kryeministres së parë femër të vendit të tyre dhe gati për të formuar qeverinë e parë të udhëhequr nga e djathta ekstreme, që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore. Mjafton fakti që edhe për kriminalitetin brenda kufirit të tyre ekstremistët italianë fajësojnë emigrantët dhe të huajt!

Fitorja e ekstremit të djathtë ka ardhur si pasojë e dështimit të së majtës italiane, dhe më tepër se kaq, prej përçarjes së tyre, por jo si rezultat i një alternative të bazuar mbi ndonjë program bindës zhvillimi, ndërsa lajm i keq për demokracinë italiane në veçanti dhe atë europiane në tërësi është dështimi i së djathtës së moderuar.

Partia Fratelli d'Italia (Vëllezërit e Italisë) e Giorgia Melonit do të fitojë 22.5% deri në 26.5% të votave, sipas një sondazhi të “exit poll”- ve të publikuara të dielën vonë. Partia e saj është në një koalicion të gjerë të krahut të djathtë me Legën, nën drejtimin e Matteo Salvinit, Forza Italia të Silvio Berlusconit dhe një partneri më të vogël koalicioni, Noi Moderati.

Kjo aleancë pritet të fitojë 41% deri në 45% të votave, sipas “exit polls”, përqindje e mjaftueshme për të arritur një shumicë parlamentare kundrejt bllokut të qendrës së majtë mes 22.5% dhe 26.5% të votave. Parashikimet e para janë në favorin e ekstremit të djathtë, ndërsa rezultatet zyrtare të zgjedhjeve do të dalin të hënën në mëngjes.

Arritja e konsensusit politik dhe çimentimi i një koalicioni mund të zgjasë me javë dhe një qeveri e re mund të vijë në pushtet vetëm në muajin tetor. Por votimi mund të shënojë një ndryshim të madh politik për një prej vendeve kryesore evropiane që dallohet mbi paqëndrueshmëri të vazhdueshme ekonomike dhe politike.

Partia e Melonit “Brothers of Italy” u krijua në 2012, por i ka rrënjët në lëvizjen neofashiste të shekullit të 20-të të Italisë, që u shfaq pas vdekjes së liderit fashist Benito Mussolini, në vitin 1945. Një fjalim i vitit 2019 nga Meloni e ndihmoi atë të bëhej një emër i njohur për Italinë kur një DJ e ndihmoi të këndonte (unë jam Giorgia, unë jam një grua, unë jam një nënë, unë jam italiane, unë jam e krishterë") një këngë, e cila u bë shumë shpejt virale.

Pasi fitoi 4% të votave në zgjedhjet e 2018, ajo pati një rritje të jashtëzakonshme gjatë 4 viteve të fundit falë pandemisë dhe krizës ekonomike që nuk u menaxhua siç duhej nga e majta e përçarë dhe madje dukej edhe “e dehur” nga pushteti. Forcat ekstreme përfitojnë dhe rriten gjithmonë nga krizat ekonomike që përjetojnë vendet e tyre.

Ky triumf është megjithatë një lajm i mirë për Putin, Orban dhe mbarë autoritarizmin e ekstremizmin europian. Por aspak një lam i mirë për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj në Europën e bashkuar!

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tasim Mata: 27/09/2022 16:18

    Hahahahaha pse duhet ti kemi frike ! Me te lige se komunistet nuk ka mundesi me qene keta, pastaj veshtire do ta kene hajdutet drogaxhîjte mashtruesit komunistet plasni ju pjella bastarde rilindase!

    Përgjigju
  • Analiza: 27/09/2022 01:04

    Gruaja e pare , levizja feministe fitoj Kjo ska aspak lidhje me fashizmin Kjo tregon që Meloni do jetë Sikur Merkel për Gjermanine! Fashizmi mbaroj ne 1944 , ska fashist me te madh sesa media që nuk shkruan se E djathta mori 230/400 ulese dhe ka marrë fitore të paster !

    Përgjigju
  • Bledi: 26/09/2022 13:32

    Ne nuk trembemi. Sa te kemi partine tone neo komuniste, jo fashizmit italian por edhe atij "gjerman" ja tregojme vendin. Ju shume mire e keni qe shkruani se helbete ka nevoje udheheqesi per cik graniture meqe sapo eshte kthyer nga Nevyorku.

    Përgjigju
  • Turi: 26/09/2022 12:38

    Me mire fashistet se keta qe jane sot duke u fshehur mbas fjales demokraci po shkaterrojne njerezimin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Opozita akuzon Ramën për sulmin ndaj Berishës, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Nga fëmijëria e munguar, te varfëria e Lufta, nuancat e larmishme të “Nëntorit” shqiptar, një çerekshekulli traditë të artit pamor

Nga fëmijëria e munguar, te varfëria e Lufta, nuancat e larmishme të “Nëntorit” shqiptar, një çerekshekulli traditë të artit pamor