Duhet t’i keni patjetër! Këto atlete 'kanë pushtuar' këtë sezon 4 kryeqytetet e modës

Duhet t’i keni patjetër! Këto atlete 'kanë pushtuar' këtë sezon 4 kryeqytetet e modës

Vajza të veshura me atlete

Atletet janë e vetmja veshje që nuk del kurrë nga moda pavarësisht stinës. Ato janë gjithmonë aty, të gatshme për të kompletuar veshjen tuaj, dhe për t’ju bërë të ndiheni sa më komode. Këtë sezon ne kryeqytetet kryesore të botës janë 4 trende të reja që kanë fiksuar të gjithë ata që e duan modën. Ja ku i sjellim dhe për ju:

1.Atletet converse

Të rejat e Londrës u janë rikthyer sërish stilit të vjetër të atleteve converse. Këto lloj atletesh janë për të gjithë ata që ndihen të pasigurtë me veshjen e tyre. Kombinohen perfekt me xhinse, fustane apo edhe me funde të shkurtër.

2.Atletet Veja

I veshi Emma Watson dhe të gjithë u ‘çmendën’  pas këtij stili. E njohur për qasjen e saj të qëndrueshme në prodhim, ‘Veja’ marka e bazuar në Paris ofron stile relativisht klasike.

3.Atletet Fila

Fila u rikthye sërish nga vitet 90’ për në rrugët e New York-ut. Këto lloj atletesh kanë pak gomë të ngritur dhe mbase nuk janë në shijet e të gjitha vajzave, por janë perfekte për ato të shkurtrat.

4.Atletet Vans

Milano është pushtuar nga marka e atleteve ‘Vans’. Këtë sezon këshillohet t’i vishni me pantallona me bel të lartë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja