Në datë 7 Shkurt do të zhvillohen zgjedhjet për kreun e FSHF për 4 vitet që vijnë, ndërsa në garë janë Bashkim Fino dhe Duka, që kërkon mandatin e pestë. Pas zyrtarizimit të kandidaturës sot nga Duka, kapiteni i kombëtares Agolli dhe mbrojtësi Lila përmes postimeve në rrjetet sociale shprehin mbështetjen për kreun aktual.
/Shqiptarja.com
Ansi Agolli ka ripostuar postimin e Dukës në “Instagram” duke shtuar “Më e mira është duke ardhur, urime president”. Ndërsa Andi Lila ka postuar një video në Instagram “Te uroj me zemer te fitosh dhe suksese. Na ke udhehequr drejt endrrave tona te femijerise!”


d.b/shqiptarja.com












