Duka: Çështja të mos politizohet!
De Biasi: Dhuna ishte e dukshme!

Duka: Çështja të mos politizohet!<br />De Biasi: Dhuna ishte e dukshme!
TIRANE - Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit dhe trajneri i kombëtares Gianni De Biasi kanë komentuar ngjarjen e djeshme si dhe cilat janë pritshmëritë e ekipit tonë kombëtar nga vendimi që UEFA do të marrë lidhur me dhunën në Beograd.

Në fjalën e tij kreu i FSHF Armando Duka tha se ekipi ynë kombëtar shkoi dhe doli si profesionist sa i përket sportit dhe qëndriomit të mbajtur, ndërsa u shpreh se shpreson që tanimë vendimi i UEFA-s të jetë i drejtë.

Duka bëri aple që çështja të mos politizohet por të merren masa që çështje të tilla të mos përsëriten. 

“Ne kemi shkuar si futbollistë profesionistë dhe duhet të ishim larguar si njerëz. Vendimet i kanë organet kompetente dhe ato duhet të vendosi. Vendimi duhet t’i shërbejë progresit të vendit. Ekipi ynë luajti nën trysni jo vetëm verbale por edhe fizike, deri në momentin kur abitri urdhëroi që ekipi jonë të dilte nga fusha. Të gjithë mundohen të bëjnë politikë, por unë nuk mendoj se i bëjnë mirë as futbollit dhe as vetes së tyre, sepse mirë do të ishte nëse reflektojnë dhe e kurojnë atë, dhe jo të mundohen ta mbulojnë atë për arsye të një renditje a klasifikimi. ” tha Duka

duka

Ndërsa nga ana e tij, timonieri italian i përfaqësueses De Biasi sonë tha se të gjithë janë dëshmitarë të asaj çka ndodhi në Beograd dhe se beson në një vendim të drejtë të UEFA-s. Sipas De Biasit, Shqipëria nuk kishte tifozë në stadium dhe ata pak që ishin, i përkisnin një rangu të caktuar.

Tekniku italian tha se e mirëpret çdo vendim të UEFA-s, por bëri thirrje që kushtet e sigurisë duhet të ishin garantuar në fushë dhe se në të tilla kushte ishte e pamundur të vazhdonte ndeshja. Tekniku italian tha se ai vetë dhe i gjithë kombi shqiptar duhet të ndihet krenar për lojtarët kuqezi.

“Besoj se të gjithë e kanë parë sesi janë sjellë ato pak tifozë të Shqipërisë që kishin ardhur me delegacionin tonë. Këta persona pastaj ishin njerëz të një rangu të caktuar, që shkuan në tribunen VIP dhe që nuk kishin asnjë lloj dëshire për të bërë zhurmë. Presim tanimë që UEFA të marrë vendimin e saj, dhe e presim verdiktin më shumë qetësi dhe shumë siguri. Na vjen keq që nuk mundem të mbyllim një ndeshje, të cilën po e luanim shumë mirë e për të cilën kishim dëshirë ta fitonim në fushë. UEFA do të vendosë dhe ne do të jemi gati për të pranuar çfarëdolloj verditkti të saj, po ama gjëja thelbësore është se, kur organizohet një manifestacion sportiv, duhet të jenë të gjitha kushtet që kjo gjë të zhvillohet pa vënë në rrezik jetën e personave. Unë mendoj se djemtë tanë janë shumë krenarë dhe përballë flamurit, ata kanë një thirrje mjaft të fortë dhe ndihen krenarë për ta mbrojtuar atë në çfarëdolloj momenti.” tha De Biasi

de biasi

Deklaratat Duka dhe De Biasi i bënë pas takimit që zhvilluan në Presidencë me kreun e shtetit Bujar Nishani. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Sulmet izraelite në Gaza dhe Liban, të paktën 34 të vdekur! UNIFIL thotë se do i mbajë pozicionet në Lindjen e Mesme

Lufta/ Sulmet izraelite në Gaza dhe Liban, të paktën 34 të vdekur! UNIFIL thotë se do i mbajë pozicionet në Lindjen e Mesme