Duka dënon incidentin në Elbasan
nuk amniston Tiranën për Shkodrën

Duka dënon incidentin në Elbasan<br />nuk amniston Tiranën për Shkodrën
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit ka konfirmuar në mënyrë indirekte për A1Report se nuk do të ulet dënimi për tifozët e ekipit të futbollit të Tiranës për dhunën në Shkodër. Prononcimi i Dukës vjen pas takimit me administratorin e ekipit të Tiranës, Refik Halili, teksa ky i fundit i ka kërkuar që të ulet dënimi për tifozët bardheblu duke qenë se ekipi ka ndryshuar drejtimin juridik, pasi tashmë bashkia ka vetëm 34% të aksioneve dhe 66% i ka Halili duke u kthyer në vendimmarrës.

Por Duka shprehet se “me Halilin kam vetëm miqësi dhe se vendimet i marrin komisionet respektive”. Një deklaratë  e tillë do të thotë se shanset që kishte Tirana për t’u falur janë pothuajse zero, teksa këtë vendim e ka favorizuar edhe incidenti dje në stadiumin “Elbasan Arena” ku u thyen mbi 100 stola dhe shkatërruan tabelat e reklamave, të cilat kreu i qeverisë shqiptare të futbollit i ka dënuar duke kërkuar marrjen e masave për vendosjen e autorëve para ligjit.

Pas përleshjeve të dhunshme në ndeshjen Vllaznia-Tirana të zhvilluar në “Loro Borici” Komisioni i Disiplinës dënoi shkodranët me zhvillimin e 10 ndeshjeve pa tifozë dhe 1 milion lekë gjobë dhe kryeqytetasit me zhvillimin e 15 ndeshjeve pa tifoze e 500 mijë lekë gjobë.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

'Ç'është kjo punë, 3 vite luftë me Amerikën, McGonigal me fustan?!', Dash Shehi kritikon qasjen e PD-së: Hedhin në gjyq ministrat e botës! Ça na kanë bërë?!

'Ç'është kjo punë, 3 vite luftë me Amerikën, McGonigal me fustan?!', Dash Shehi kritikon qasjen e PD-së: Hedhin në gjyq ministrat e botës! Ça na kanë bërë?!