Duka: Festa s’ka mbaruar, kemi të
tjera momente magjike në Euro 2016

Duka: Festa s’ka mbaruar, kemi të<br />tjera momente magjike në Euro 2016
Pas fitores me Rumaninë, presidenti i FSHF, Armand Duka u është drejtuar me një letër falënderuese tifzëve kuqezinj për paraqitjen e mrekullueshme në Kampionatin Europian në tre ndeshjet e para në mbështetje të kombëtares.
 
“Të dashur shqiptarë që sot jeni veshur kuq e zi. Pa ju ne nuk do festonim një nga fitoret më të rëndësishme të Shqipërisë dhe një nga prezantimet më të mira të saj.
 
Pa entusiazmin tuaj në rrugët e qyteteve ku ne kemi luajtur; pa entusiazmin tuaj në stadiumet e Lensit, Marsejës e Lionit, me siguri prezantimi ynë do kishte qenë ndryshe.
 
Ju qetë një mbështetje e madhe për ne. Të gjithë, kudo që jeni. Ndaj unë dua t’ju falenderoj sot thellësisht, në emër tim dhe në emër të gjithë djemve që janë të mrekulluar me sjelljen dhe besimin tuaj.
 
Ju falenderoj që në një moment të rëndësishëm gjetët kohën dhe mundësitë ekonomike të na mbështesni në këtë ndërmarrje të madhe për të gjithë.
 
Të na mbështesni kur kishim më shumë se kurrë nevojë për ju. Fanella kuq e zi që ju keni veshur këto ditë në Francë është bërë e njohur dhe e dashur për të gjithë. Siç jeni bërë ju, me koret vibrante dhe banderolat plot sharm; me tifozerinë model dhe imazhet e bukura që po bëjnë xhiron e mediave botërore.
 
Ekipi eshte përpjekur në fushë, por ju e keni fituar betejën në shkallët e stadiumit dhe sheshet e Francës. Pas këtij Europiani, për tifozët tanë do flitet po aq shumë sa për ekipin tonë. Ju faleminderit për imazhin mbresëlënës që po lini në këtë event.
 
Faleminderit që besuat tek ne. Që nuk rreshtët asnjë sekondë së brohorituri, edhe në momentet e vështira si në Lens apo minutat e fundit të ndeshjes në Marsejë.
 
Shpirti dhe fuqia juaj ishte një inkurajim i jashtëzakonshëm, siç kanë shkruajtur edhe mediat më të mëdha botërore.
 
Faleminderit që keni ndezur flakë me entusiazëm dhe hare sheshet e qyteteve të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi. Sheshet e kryeqyteteve më të mëdha të botës, që në këtë rast u dekoruan jo pak kuq e zi! Jehona e thirrjeve tuaja ka mbërritur deri tek ne duke na dhënë më shumë besim’ shprehet ai.
 
Në vazhdim Duka beson se akoma nuk ka përfunduar asgjë, pasi shpresa është e madhe te kualifikimi në fazën tjetër të Euro 2016.
 
“Festa ende nuk ka mbaruar dhe ne të gjithë shpresojmë që të tjera momente magjike do t’ju ofrojmë.
 
Ne shpresojmë që do të vazhdojmë rrugën së bashku. Ekipi eshte perpjekur ne fushë por ju e keni fituar betejen në shkallët e stadiumit, në sheshe apo përpara ekraneve të TV.
 
Jemi bashkë ndaj ndihemi më të fortë, më të përgjegjshëm dhe më pasionantë. Me një pasion që e kemi zbuluar së bashku dhe me të cilin, duam të shkojmë shumë më larg”mbyllet letra.
 


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë