Duka i uron ditëlindjen Dritëro Agollit
dhe kujton një mesazh emocionues

Duka i uron ditëlindjen Dritëro Agollit<br />dhe kujton një mesazh emocionues
Presidenti i FSHF, Armand Duka i ka uruar Dritëro Agollit 85 vjetorin e lindjes, ndërsa në mesazhin e tij ka rikujtuar edhe një thënie të shkrimtarit të madh para Europianit se nuk besoj në Zot, por do të lutem për ju!
 
Mesazhi i Dukës për shkrimtarin

I nderuar Dritëro!
Kam kënaqësinë dhe nderin, t’ju uroj sot, me rastin e 85 vjetorit të ditëlindjes. Në emër të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe në emrin tim, pranoni fort i respektuari  Dritëro, urimet më të mira për një jetë të gjatë, të lumtur dhe të shëndetshme.

Lutem shumë, që të vazhdoni të jeni vital e produktiv, për të vijuar të jepni kontributin tuaj të papërsëritshëm, jo vetëm për letërsinë shqiptare, por edhe për emancipimin social të jetës së vendit.

Si një prej korifenjve të letrave shqipe dhe si një prej intelektualëve më të shquar shqiptarë të këtyre dy shekujve të fundit, dëshirojmë të gjithë që t’ju kemi sa më gjatë midis nesh.

I dashur Dritëro,
Për mua  dhe komunitetin e futbollit, kanë mbetur të paharruara, çastet përpara finaleve të Europianit “Francë 2016” ku Ju, ishit ndër të parët që ju bashkuat fushatës së intelektualëve shqiptarë që mbështetën kombëtaren.

Ju falenderoj edhe në emrin e ekipit dhe stafit për këtë nder që na bëtë. Më kanë mbetur në mend dhe dua ti përsëris fjalët e Tua të ngrohta, në takimin e përzemërt që patëm  përpara finaleve të Europianit, në Tiranë:

Në jetën time, nuk kam besuar kurrë në Zot. Pra kam qenë ateist. Nuk e di në kam bërë mirë apo keq por kjo ka qenë bindja ime. Por kur ju dhe ekipi të shkojë në Europianin francez, unë do të lutem për ju”.

Këto fjalë magjike, ne i kujtonim shpesh gjatë fushatës së Francës. Ishte një frymëzim i madh për ne, kur mendonim se një prej njerëzve më të shquar që ka nxjerrë Shqipëria, i cili qëndron në piedestalin e baballarëve të kombit, lutej për suksesin e kombëtares shqiptare të futbollit.
Faleminderit nga zemra.

Ju lutem, edhe njëherë, të pranoni urimet më të mira me rastin e 85 vjetorit të ditëlindjes tuaj.
Armand DUKA
President i FSHF  



dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Vlorë, reshjet më të larta të regjistruara ndonjëherë! Sinoptikania Gjoni: Këtë javë rriten temperaturat

Përmbytjet në Vlorë, reshjet më të larta të regjistruara ndonjëherë! Sinoptikania Gjoni: Këtë javë rriten temperaturat