Duka kërkon mandatin e 5 dhe 
sulmon Finon: Është eksperiment

Duka kërkon mandatin e 5 dhe <br />sulmon Finon: Është eksperiment<br>
Edhe pse pati shtrëngim duarsh si dhe një konsumim kafeje, duke krijuar idenë se gjithçka në këtë Asamble zgjedhore të FSHF do jetë Fair-play, në fakt ka rezultuar e kundërta. Armand Duka ka sulmuar rivalin e tij për President të FSHF, Bashkim Fino - duke i kërkuar delegatëve që të mos e mbështesin. 

Sipas tij, Fino është tifoz i një klubi futbolli dhe do rezultojë eksperiment nëse zgjidhet drejtues i FSHF-së. “Gjendem para jush dhe nuk e fsheh, plot emocion, për momentet historike që kemi kaluar bashkë, për ato momente të bukura dhe të vështira, por asnjëherë i vetëkënaqur, sepse jam i vetëdijshëm që mund të bëjmë më shumë. Ne e dimë mjaft mirë që si ata që na duartrokasin, edhe ata që na kritikojnë, futbolli i këtyre viteve ka qenë nga të paktat arritje që i ka bërë shqiptarët të thonë “o sa mirë me qen shqiptar””, tha Duka.

Sipas tij, “FSHF është një institucion model në vendin tonë, kemi rritur me 30% numrin e lojtarëve të regjistruar". "Kërkoj votën tuaj me besim të plotë më shumë se kurrë. Kemi ngritur stekën e suksesit tashmë, mjaft lart dhe duhet të bashkohemi për të mos zbritur asnjë centimetër më poshtë. Sot keni një përgjegjësi të madhe historike dhe kombëtare. Do ishte papërgjegjshmëri t’ia lësh në dorë FSHF-në, një eksperimenti apo një klani të organizuar politik. Sot nuk votoni thjesht për postin e Presidentit të Federatës, keni në dorë ti jepni shoqërisë mesazhin e duhur ose mesazhin e shtrembër”.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Ktheu vilën 3-katëshe në fermë kanabisi, arrestohet 28-vjeçari shqiptar! I sekuestrohen 90 kg drogë dhe 130 rrënjë hashashi

Itali/ Ktheu vilën 3-katëshe në fermë kanabisi, arrestohet 28-vjeçari shqiptar! I sekuestrohen 90 kg drogë dhe 130 rrënjë hashashi