Duka kandidat për Kongresin e
UEFA-s, habit deklarata e FSHF

Duka kandidat për Kongresin e<br />UEFA-s, habit deklarata e FSHF
Armand Duka, kreu i FSHF do të kandidojë zyrtarisht në zgjedhjet e Kongresit të UEFA-s që do të mbahet në datë 5 prill në Helsinki.
 
Në mbledhjen e sotme të KE të UEFA-s u zyrtarizuan edhe 13 kandidaturat për 8 anëtarët e ardhshëm të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s ku zyrtarisht, presidenti i FSHF është kandidat për anëtar të KE në UEFA.
 
Pas njoftimit ajo që habit më shumë është deklarata e FSHF, e cila deklaron se "Ky kandidim është një vlerësim historik nga ana e UEFA-s për kreun e FSHF, si një arritje e madhe në drejtim të politikave të suksesshme të ndjekura në drejtim të futbollit shqiptar si dhe progresit në rritje të futbollit".
 
FSHF në vitet e fundit është akuzuar nga shumë klube të kategorive të ndryshme për investimet, favorizime, por edhe për fenomenin e trukimeve.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos