Duka kritika për Buxhetin e 2017:
Minimalist,më mirë zerojeni fare!

Duka kritika për Buxhetin e 2017:<br />Minimalist,më mirë zerojeni fare!
Projekt-ligji për sportin provokoi debat në Komisionin Kuvendor në lidhje me opsionet dhe pikat që kanë kaluar si nene në draftin e Qeverisë. Buxheti i sportit, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv pranë KOKSH, apo edhe dhuna në sport kanë qenë në qendër të diskutimeve.
 
Vetë Fidel Ylli në lidhje me buxhetin e shtetit kujton ca shifra, edhe pse Duka i Federatës së Futbollit e quan mjeran buxhetin e sporteve, ku futbolli ka zero mbështetje.
 
"80 mijë dollarë ka dhënë qeveria e PD-së për 8 vjet, 31 milion euro ka dhënë qeveria Rama, pa bërë politikë", tha deputeti socialist.
 
"Buxheti i shtetit shqiptar është jo minimal, por për mua të bëhet zero për aq sa është. Është më i vogli i të gjithë buxheteve të Europës që kam parë unë", tha kreu i FSHF-së.
 
Në lidhje me pikat e draftit, Federata më e madhe, ajo e futbollit, nëpërmjet Presidentit Duka theksoi se ky amendim ligji nuk do të rregullojë gjë, por sporti për kurim të plotë do një paketë ligjesh.
 
"Unë nuk besoj që nevojat që ka sporti, apo përmirësimi i sportit do të bëhet me përmirësimin e këtij ligji. Duhet një paketë ligjore, duhet të ndërtohet një strategji për të ndryshuar disa ligje që ndihmojnë zhvillimin e sportit në Shqipëri, për nevojat aktuale që ka sporti, imediate dhe të perspektivës", tha Duka.
 
"Unë jam dakord me të gjitha vërejtjet, edhe me ato që tha z.Duka këtu, janë vërejtje me vend. Janë 3-4 gjëra që do ti amendojmë në seanca aty sepse nuk janë bërë ashtu siç duhet. Jemi konsultuar me çdo fshatar në këtë vend", theksoi nga ana tjetër, Fidel Ylli.
 
Projekt-ligji për sportin nga Komisioni do të kalojë në seancë plenare, ku do të kërkojë sërish një rimodifikim.
 
Tradita ka regjistruar që të majtë e të djathtë gjithmonë kanë ngritur dorën kur në parlament kalon një ligj sporti.
 
Sidoqoftë, ndasitë politike sërish janë prezente edhe në këtë draft.

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve