Duka kundër CAS-it shqiptar:
Do të krijojë shumë probleme

Duka kundër CAS-it shqiptar:<br />Do të krijojë shumë probleme
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka, ka qenë i pranishëm në debatin e zhvilluar në Komisionin Parlamentar, “Për edukimin dhe mjetet e informimit publik”, në lidhje me ndryshimet në Ligjin për Sportit.
 
Ndër të tjera Presidenti Armand Duka ka theksuar: “Kemi disa sugjerime për projektligjin.
 
Projekti parashikon të krijohet Gjykata e Arbitrazhit Sportiv, pranë Komitetit Olimpik, që do të gjykojë mosmarrëveshjet që ekzistojnë në sport.
 
Ne, si Federatë Shqiptare e Futbollit, deri më sot të gjitha mosmarrëveshjet që kemi patur i kemi zgjidhur nëpërmjet KAS të Lozanës.
 
Kjo për arsye të eksperiencës shumë të madhe dhe të begraundit të asaj Gjykate.
 
Fakti që do të krijohet kjo Gjykatë e Arbitrazhit Sportiv KOKSH, duhet të detajojë se çfarë duhet të gjykojë ajo:
 
Konfliktet mes federatave dhe KOKSH, konfliktet mes Federatave apo vendimet të Komisioneve të brendshme të Federatave?
 
Kjo është diskutuar më parë kjo gjë, madje në kohën kur Komitetit Olimpik nuk ishte I regjistruar në gjykatë dhe nuk kishte si zbatohej një gjë e tillë.
 
Mendojmë se një Gjykatë e ndërtuar rishtazi më shumë do të krijojë probleme se sa do ta ndihmojë”-tha ai.
 
Në lidhje me parashikimin që është bërë në projektligj për kalimin 0.4% të fitimeve nga llotaritë sportive, për përmirësimin e infrastrukturës, Presidenti Duka tha: “Parashikohet në projektligj, që një pjesë e fitimeve nga ana e llotarive sportive, rreth 0.4 % e tyre të shkojë për përmirësimin e infrastrukturës.
 
Jemi të njëjtit mendim, pasi e kemi diskutuar me kolegët e tjerë se shifra është shumë e vogël, gati e papërfillshme për nevojat që ka sporti në Shqipëri.
 
Ne si Federatë Futbolli, nuk e kemi marrë asnjëherë këtë bonus dhe nuk e dimë as ku ka shkuar ai.
 
Përveçse duhet të jetë më e madhe, duhet të përcaktohet edhe mënyra se si është shpërndarë ajo.
 
Që gjithkush të ketë mundësi që ta kontrollojë atë. Projektligji parashikon për ushtruesit e dhunës në ambientet sportive, se ata mund të dënohen nga inspektorët e Ministrisë së Arsimit. Nuk besoj se kjo gjë e ndihmon proçesin”.
 
Në fund, numri 1 i Federatës Shqiptare të Futbollit ka deklaruar “Unë, theksoj se pavarësisht cilësisë së këtij ligji, ai nuk do të ndihmojë në zhvillimin e sportit në Shqipëri, në rast se nuk do të shoqërohet nga një paketë e plotë ligjore ligjore”-theksoi ndër të tjera Presidenti Armand Duka në takimin me deputetët, në Komisionin “Për edukimin dhe mjetet e informimit publik”.
 


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve