Duka zgjodhi kryetarin e Shoqatës së Futbollit Tirana përmes manipulimit, Veliaj s'njeh zgjedhjet: Kemi shumicën dërrmuese, do marrim në dorë fatet tona! S'na marrin për budallenj një grup kriminal

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka hedhur akuza të rënda në drejtim të Federatës Shqiptare të Futbollit, duke paralajmëruar se nuk do t'i njohin zgjedhjet e manipuluara që u zhvilluan sot në Shoqatën e Futbollit Tirana.

Në një takim me Presidentët dhe përfaqësuesit ligjorë të shoqatave sportive të Tiranës, Veliaj tha se ata kanë shumicën dhe se do t'i zhvillojnë vetë zgjedhjet për të 'marrë në dorë fatet e tyre'.

"Ne fatet tona do i marrim në dorë vetë, ne votimin tonë do ta bëjmë vetë, duke qenë se kemi shumicën dërrmuese. Ne do ta çojmë deri në fund këtë, nuk do lemë gur të organeve të drejtësisë, nuk është kërcënim, ky është premtim. Kur e drejta dhe të drejtët bëhen bashkë nuk ka asnjë klan mafizon që na pengon në rrugën tonë. Sot për të gjitha ata që ulërasin për përfshirjen  e politikës, jam këtu si aksioner. Kjo asamble e jashtëzakonshme thirret nga ata që kanë emrat në gjykatë si drejtuesit, themeluesit e financuesit e këtyre shoqatave. Në finale t’iu ftoj që siç jemi të bashkuar sot, teksa po rikthehet e gjithë vëmendjen e vendit në shpartallim e kësaj bande mafioze", tha Veliaj.

Duke e konsideruar FSHF 'bandë' dhe 'agjenci sigurimsash', Veliaj theksoi se do të depozitojë dy kallëzime penale, për sekretarin e përgjithshëm të FSHF dhe sekretarin e përgjithshëm të shoqatës. Veliaj u shpreh i vendosur për t'i shkuar kësaj çështje deri në fund, teksa theksoi se ata që kanë bërë falsifikime, do të shkojnë në burg.

“Unë e di që ka njerëz që mendojnë se ne do dorëzohemi kollaj. Këta janë aq të shpartalluar dhe aq vlunerabël se kanë bërë mëkate, por do i thyejë kjo skuadër, ky qytet, kjo shoqatë. Këtë betejë e kemi për çunat dhe gocat e qytetit që duan të merren me futboll të pastër, kjo nuk është betejë për mua, për ata që thonë që na duhet në futbolli, përsa kohë që janë 350 skuadra çunash dhe gocash dhe po luftojnë me këto lloj bandash, të ishte për këto dy partitë, aleatët e Dukës, për shulin, ai ishte bërë pallat. Të ishte për këta shkolla Kosova do ishte bërë pallat, Laparka ishte nisur për pallat, nuk është për interes personal, por për çunat dhe gocat modeste të këtij qyteti", u shpreh ai.

Armand Duka ka manipuluar sot zgjedhjet për kreun e Shoqatës së Futbollit Tirana. Përmes 24 votuesve anonimë, që u futën nga Duka, u arrit që të zgjidhej në krye të kësaj shoqate Krenar Alimehmeti, i vetëm në garë pasi kandidati tjetër Eduard Prodani u tërhoq pak pas nisjes së mbledhjes. Në sallë kishte 65 anëtarë nga 41 që duhet të jenë, ku 24 janë persona anonimë të shtuar nga Duka dhe jo delegatë legjitim. Ndërsa vetë Eduard Prodani dhe 18 mbështetësit e tij u larguan pak para fillimit të mbledhjes.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:06
‘FSHF është kthyer në agjenci sigurimsash’/ Veliaj: Institucionet janë 20 vite me vonesë, tani Duka dhe mafia e tij kërkojnë mandat të gjashtë

Në një takim me përfaqësuesit ligjorë të Shoqatave Sportive të Tiranës, Veliaj shprehet se FSHF është kthyer në një agjenci “sigurimsash” dhe që nuk kanë asnjë lidhje me futbollin.

Kryebashkiaku i Tiranës i është drejtuar dhe institucioneve ligjzbatuese në vend, duke u shprehur se janë 20 vite me vonesë dhe nuk kanë vepruar ndaj FSHF-së.

“Dua në finale t’iu ftoj që kështu të bashkuar siç jemi sot, teksa po kthehet vëmendja në shpartallimin e kësaj bande mafioze. Këta kanë problem kur dikush thotë të vërtetën. Vetë për të shpifur e bëjnë përditë këta. Institucionet janë të vonuara, 20 vjet me vonesë. Unë erdha në 2002 kur Duka e mori mandatin për herë të parë. Ndërrova 6 punë, më dolën thinjat dhe ky do mandatin e gjashtë. E gjithë FSHF është kthyer në një agjenci sigurimsash dhe jo si do lozin futboll. Sot është vetëm fillimi, ne do marrim vendimet sot. Do ja paraqesim vendimet gjykatë” – tha Veliaj.

Ora 19:59
FSHF i publikoi audio-përgjimin, Veliaj: Nuk i heq asnjë presje, kundër padrejtësive flas më rëndë para kamerave

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar sërish në lidhje me audio-përgjimin që i publikoi FSHF. Veliaj u shpreh se i qëndron deklaratave të tij, e ndërsa i kërkoi falje atyre që mund të jenë prekur, kryebashkiaku theksoi se ai flet edhe më rëndë para kamerave kundër padrejtësive.

"Qartazi para ndeshjes mes çunash kështu flasin, i kërkoj ndjesë kujt është ofenduar, nuk është ai stili im. Nuk i heq asnjë presje asnjë gjë që kam thënë. Unë ndoshta flas më rëndë ndaj padrejtësive në kamera sesa në muhabet çunash", tha Veliaj.

Ora 19:48
Manipulimi i zgjedhjeve në Shoqatën e Futbollit Tirana, Veliaj: Disa njerëz do bëjnë burg! Nesër do bëjmë dy kallëzime penale

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka bërë me dije sot se do të kallëzojë penalisht sekretarin e përgjithshëm të FSHF dhe sekretarin e përgjithshëm të shoqatës.

"Si ka mundësi që ne auditohemi për çdo gjë, këta nuk i auditon askush. Ku ikën lekët e solidaritetit, pse nuk u bënë 100 fushat e kalamajve? Ne do ta fitojmë këtë betejë dhe dita e sotme dhe diskreditimi i disa palaçove që njerëz që s'kanë lidhje me futbollin, mbushnin si vezë bikerinat e futbollit njerëz që nuk i kishim parë ndonjëherë. Ku erdhën këta 'alienë'. Nëse do bëjmë kallëzim penal për sekretarin e përgjithshëm të FSHF dhe një kallëzim për sekretarin e përgjithshëm të shoqatës, shoqatës së vjetër. Vandaku vetëm po rritet në të gjitha fushat ku ata ushtrojnë një veprimtari tërësisht kriminale. Zgjedhin zgjedhësit që duan dhe i vënë si vezët në bikerina. Në Gjykatën e Tiranës janë regjistruar drejtuesit e Shoqatave jo delegatë që na i cakton FSHF dh ene i zbulojmë vetëm ditën e votimit. Kjo është pafytyrësi dhe falsifikim. Do të shkojnë në burg! Është e pafalshme! do shkojnë në burg. Kjo është kriminale. Disa njerëz do bëjnë burg për këtë çështje. Kjo është arsyeja që jemi mbledhur sot. Shoh që kemi më shumë se 20 shoqata prezente.", tha Veliaj.

SI.E.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xhixhi: 24/01/2022 21:06

    O fshatar i Ures Vajgurore. Po ti je dhe vete hajdut

    Përgjigju
  • Tarasi: 24/01/2022 20:39

    Nuk dua te merrem fare me çeshtje e Dukes por kur shoh kete fytyre te neveritshme, mashtrues, pis, vemje, jo nga puna te na heqi pd ne administrate por ta di qe lemoshe do kerkoj dhe kete pis nuk e votoj edhe pse i majte jam. Ore vemje po terhiqu se te doli boja, merre ne menyre te ndershme o Ed Rama Fshf nese te duhet, po jo me kete surrat plehre. Si mund te katandiset shteti me presione dhe mashtrime te ketij niveli, hapu dhe…

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Vonesa dhe kontrolle në portin e Vlorës, bllokohet zbarkimi i makinave! Moti i keq pezullon nisjen e tragetit

Vonesa dhe kontrolle në portin e Vlorës, bllokohet zbarkimi i makinave! Moti i keq pezullon nisjen e tragetit